Eshtrat e Ahmet Zogut pritet të mbërrijnë në atdhe në 8 tetor të këtij viti në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Kjo është konfirmuar nga Trashëgimtari I Fronit Mbretëror Princ Leka II, I pyetur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Leka Zogu II tha se Komiteti Ndërministror I ngritur për këtë qëllim po bën përgatitjet e duhura dhe më 8 tetor eshtrat e Mbretit Zog do të prehen në varrezën mbretërore. Sipas Trashëgimtarit të Fronit varreza mbretërore është parashikuar të ngrihet në një prej zonave të Liqenit Artificial në Tiranë. Kthimin në atdhe të eshtrave të Ahmet Zogut e parlajmëroi një edhe kryeministri Berisha në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se “rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog, i cili duhet të realizohet patjetër brenda një afati sa më të shkurtër kohor, duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezës mbretërore”
Leka Zogu II gjatë intervistës për Zërin e Amerikës foli dhe për rolin e Familjes Mbretërore I cili sipas tij është dhe do mbetet jashtë politikës partiake, por e fokusuar në cështjet sociale dhe ajo kombëtare.
Edhe vizitën e tij në SHBA Leka e motivon me rritjen e angazhimit të Familjes Mbretërore për cështjen kombëtare. “ Kjo është një nga arsyet pse kam ardhur në Shtetet e Bashkuara, pra që të jemi të angazhuar me diasporën dhe që në diasporë të mos ketë interpretime të paqarta, por do të fokusojmë energjinë tonë për vendin tonë”.
Leka II vjen për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë kësaj vizite, ai do të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Vatrës në Nju Jork si dhe në takime me komunitetin e shqiptarëve të Amerikës. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com