TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi i ka marrë me anë të kërcënimit një shumë parash një tjetër personi.
40-vjeçari i identifikuar si Mentor Dunga ka kërcënuar se do i publikonte disa foto dhe video në rrjetet sociale, përmbajtja e të cilave nuk dihet. Nga frika se mos do i publikonte këto foto dhe video, G.B., i ka dhënë një shume prej 57.500 lekë. Dunga, siç njofton policia, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
"Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale", njofton Policia.