Dëshira e yjeve të ekranit është që të paraqiten gjithmonë bukur në sytë e publikut dhe për këtë ata përpiqen shumë.

Çdo gjë nis që nga veshja e tyre, stili, sjellja në publik, mënyra si qëndrojnë para kamerave.

Madje edhe në rastet kur ata fotografohen rastësisht, i pëlqen të përfliten pozitivisht.

Modelja Miranda Kerr është një nga femrat më të kuruara të ekranit dhe kur bëhet fjalë për tu shfaqur në publik, e tillë është e gjithë familja e saj.

miranda kerr

Kjo është dukur fare qartë në foto e shkrepura ditën e premte nga paparacët.

Gjatë një shëtitje me djalin e saj Kerr është dukur në super formë dhe shik.

Nuk mbeti mbrapa vogëlushi Flynn, të cilin mamaja e kishte veshur plot ngjyra dhe stil.

Të gjithë sytë ishin mbi ta rrugëve të Nju Jorkut.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)