Në ditët e para të vitit 2020, pozitat e monedhës së përbashkët evropiane në treg janë në përmirësim në raport me luhatjet e shkaktuara në muajin dhjetor 2019.
Më datë 6 janar referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 121.97 lekë duke pësuar një rritje të lehtë krahasuar me datën 31 dhjetor 2019, ku një euro u këmbye me 121.77.
Gjatë muajit dhjetor data 23 shënoi rënien më të madhe të monedhës evropiane pasi arriti të këmbehej me 121.5 duke humbur më shumë se një pikë nga ditët e para të dhjetorit.
Ndërkohë këtë të martë euro sipas kursit zyrtar po këmbehet me 122.10 lekë, nga 123.55 lekë që këmbehej në datë 7 të vitit të kaluar.
Kjo luhatje në kursin e këmbimit ndikon direkt negativisht në disa sektorë të rëndësishëm siç janë depozituesit dhe eksportuesit që sjellin më pak të ardhura në vend, sesa nxjerrin për shkak të zhvlerësimit. Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë marrë kredi në euro pasi paguajnë një kredi të zhvlerësuar.
Për ekspertët kjo luhatje shkaktohet si pasojë e sezonalitetit dhe prurjeve të mëdha në valutë, por ndikim jo të vogël ka edhe informaliteti. Pak ditë më parë ekspertja për ekonominë Elona Shehu tha se duhet një kontroll i detajuar në zyrat e këmbimit valutor, pasi ato kanë hapësira për evazion fiskal.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
2024-a e triumfit të lekut! Valutat më të dobëta se në 2023
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor 2024, 14:54
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
14 Nëntor 2024, 14:21