Euro ka nisur të zhvlerësohet që prej fillimit të dhjetorit, duke qenë se efektet sezonale filluan të ndikojnë në nivelin e këmbimit EUR/ALL. Krahasuar me te njëtën periudhë të një viti më parë, euro këmbehet me dy lekë më pak.
Sipas ekspertëve qarkullimi i lekut dhe fluksi i emigrantëve janë arsyet kryesore, por edhe periudha e dobët që po kalon euro në tregjet ndërkombëtare. Euro e nisi pësëri këtë fillim javë e nënçmuar ndaj dollarit.
MEgjithatë dollari amerikan është nënçmuar përkundrejt lekut. Monedha e gjelbër dhe euro kanë pasur një vit të dobët përkundrejt lekut. Dollari ra përsëri nën nivelin e 112 lekëve këtë të martë.
Ekspertët argumentojnë se duke parë trendin historic të euros, monedha e përbashkët do të rifillojë që të rimëkëmbë pozitat pas vitit të ri, ku edhe efektet sezonale do të shuhen. Monitor
dy.b/shqiptarja.com