KILI- Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën qëndrore të Kilit rreth orëve të vona të darkës duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e kryeqytetit Santiago. Të paktën pesë të vdekur dhe 15 të plagosur janë shënuar nga tërmeti i dhunshëm me magnitudë 8.3 deri tani në brigjet e Kilit. Valë të larta qendrore rreth 4 metra kanë arritur në zonat veriore të vendit.
Tërmeti me magnitudë 8.3, i shkallës Rihter, goditi rreth 144 milje në veri-perëndim të kryeqytetit kilian.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, qëndra e ‘Tsunameve të Paqësorit’ paralajmëroi se valët e tërmetit janë shumë të rrezikshme dhe ekziston mundësia e goditjes së Tsunamit.
Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për dëme, autoritetet urdhëruan evakuimin e rreth 1 mln banorëve në të gjithë bregdetin e vendit.
Sirenat për paralajmërimin e Tsunamit u dëgjuan në portin Valparaiso. Shërbimi Gjeologjik amerikan fillimisht raportoi dridhje me magnitudë 7.9, por më pas rishikoi leximin e tërmetit që arrinte shkallën 8.3 ballë.Tërmeti u ndje gjithashtu në Argjentinë.
Shërbimi Gjeologjik amerikan lëshoi alarm për cunami në Kaliforni edhe në ishujt Hawaii.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO