Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e sotëm në Dibër.

Tërmeti ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë me magnitudë 4.95 ballë i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 km.

Fatmirësisht deri më tani raportohet se nuk ka dëme materiale.

Raportohet se lëkundjet janë ndier në orën 04:54 minuta edhe në Dibër e Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Sërish lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut! Ndihen lëkundje edhe në Dibër dhe Lezhë

Sërish lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut. Ndihen lëkundje edhe në Dibër dhe Lezhë.  

"Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter", njofton IGJEUM.