Lëkundje të tjera në Itali, tërmet
4.8 ballë, njerëzit dalin në rrugë

Lëkundje të tjera në Itali, tërmet<br />4.8 ballë, njerëzit dalin në rrugë
Nuk kanë të ndalur lëkundjet sizmike në Italinë Qendrore. Pak minuta më parë toka u drodh sërish mes Marches dhe Umbrias.
 
Sipas të dhënave të para tërmeti ishte me magnitudë 4.8 i shkallës rihter dhe u regjistrua në provincën e Macerata.
 
Njerëzit të frikësuar sërish kanë dalë në rrugë, e mesa duket kjo gjendje është shndërruar në një makth për ta. Ndërsa Mbrojtja civile është duke verifikuar nëse ka patur dëme apo jo.

Ndërkohë sa i përket banorëve të tjerë të cilët kanë mbetur të pastrehë, kryeministri Renzi u shpreh se do të ndërtohen kontenier përpara festës së Krishtlindjeve.
 
Ndërsa sa më shumë koha kalon aq më shumë kuptohet edhe dëmet katastrofike që kanë sjellë tërmetet e ditëve të fundit, duke i dhënë fund provincave të tëra.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin