Katër tërmete goditën vendin tonë këtë të mërkurë, më i forti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter me epiqendër zonën e Hamallajt e Gjirit të Lalzit. Report Tv ishte në fshatin Hamallaj në Durrës. Disa prej banorëve kanë qenë në panik, por ka edhe të tjerë që nuk janë frikësuar. Gjatë një interviste live për Report TV një banor i fshatit  Hamallaj i tha gazetarit Arsen Rusta se ‘nuk kemi frikë nga qeveria jo të kemi nga tërmeti’.

Intervista për Report Tv e banorit në Hamallaj

E ndjetë tërmetin?
Po, sapo ra

Ai në mëngjes ishte i fortë?
Po

Po ky që ra tani?
Jo, pak

Jeni të frikësuar?
Jo, ne nuk trembemi nga qeveria, jo...