Lëkura e ananasit ndihmon në humbjen e peshës

Lëkura e ananasit ndihmon në humbjen e peshës

Fruti i ananasit

Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë. Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Radikale të lira konsiderohen ajri i ndotur, tymi i duhanit, rrezet e diellit, lëndët kimike, disa ilaçe, produktet e prishura dhe disa përbërës që gjenden tek ushqimet. Këto hyjnë në trupin tonë edhe kur marrim frymë apo hamë bukë dhe dëmtojnë shëndetin. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që luftonkancerin. 

Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. 

Pra marrja e dozes ditore të vitamins C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës. Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin. Por duket se lëkura e tij, ndihmon në humbjen e peshës. 

Si ta përgatisni pijen me lëkurë ananasi për të humbur peshë çdo ditë? Dhe pse vetë konsumi i ananasit ju ndihmon të dobësoheni në mënyrë natyrale, lëkura e këtij fruti është më efikase. Si ta konsumoni? Mënyra më e mirë është ajo e përgatitjes së pijes që do e mbajë trupin të hidratuar. Dhe kjo është receta e thjeshtë.

Përbërësit
Lëkurë ananasi të përmasave mesatare, sigurisht pa gjethet
1 litër ujë

Përgatitja
Lëreni në ujë lëkurën e ananasit e më pas zieje me shumë flakë. Mund të shtoni kanellë apo aroma të tjera, sipas dëshirës. Pini një gotë nga kjo në mëngjes esëll për të pastruar organizmin. Për më tepër organet tuaja do të punojnë më mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion