Kandidati i majtë për bashkinë e Vlorës ka zhvilluar sot një takim me banorët e njësisë numër 2 të qytetit përpara të cilëve ka prezantuar programin e tij.Ai u ka shpjeguar banorëve të Vlorës se nën drejtimin e tij, në katër vitet e ardhshme, të gjitha pronat e Vlorës do të vlerësohen të paktën dy herë më shumë, dhe kjo në sajë të projekteve dhe ndryshimeve rrënjësore që do të pësojë bashkia e madhe e Vlorës në të ardhmen.
 
Duke  ndryshuar infrastrukturën patur më shumë parqe më shumë gjebërim të jeni të sigurt se çdo pronë e juaja do tyë jëtë më  vlerë do të vlejë më tepër.qëllimi im katër vitet e ardhshme është që Cdo pronë vlonjate të ketë dyfishin e vlerës që ka sot”- tha Leli
 
Gjatë bashkëbisedimit me banorët Dritan Leli u ka premtuar mbështetjen maksimale të bashkisë së madhe Vlorë për të gjithë banorët, pa asnjë lloj diferencimi. Sipas tij bashkërendimi më i mirë i punëve mes bashkisë dhe qeverisë do të bëjë që cilësia e jetës së vlonjatëve të përmirësohet ndjeshëm.
 
Më pas qytetarët ndër to dhe anëtarë të forcave të tjera politike në vend  i shprehën kandidatit të majt shqetësimet e tyre lidhur me qytetin e tyre dhe mbështetjen për 21qershorin.
 
“Vlora për 8 vjet ka qënë e izoluar pa drita me gropa me kanale  ka qenë e braktisur.është turp Vlora njohu shtetin e ri shqiptar”- u shpreh njëri prej tyre
 
Në fund të takimit, Dritan Leli, ka siguruar qytetarët e Vlorës së në katër vitet e ardhshme Vlora do të shndërrohet në një qytet më të mirë dhe më të sigurt për të rritur fëmijët e tyre. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)