Kompania e Pastrimit i përgjigjet Lelit: Prej 1 viti, Bashkia nuk derdh asnjë qindarkë për shërbimin! Do paraqesim faktet para organeve ligjzbatuese

Kompania e Pastrimit i përgjigjet Lelit: Prej 1 viti, Bashkia nuk derdh asnjë qindarkë për shërbimin! Do paraqesim faktet para organeve ligjzbatuese

Foto ilustruese

Firma ‘Duka’ i është përgjigjur kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli duke i thënë se prej më shumë se një viti bëjnë punën ndërsa Bashkia nuk derdh asnjë qindarkë për shërbimin e pastrimit. Për këtë theksoi se do të paraqesin fakte me dokumente para organeve ligjzbatuese që të merren masat e duhura. Në reagim sqarojnë se gjatë gjithë kësaj kohe kanë paguar vetë punëtorët vetëm për të mos ndaluar shërbimin e pastrimit.

Reagimi erdhi pikërisht pasi Leli kërkoi që firmës së pastrimit t’i hiqej licenca duke thënë se nuk ka kryer funksionin e saj sipas kontratës, gjë që ‘Duka’ e kundërshton. Sipas kompanisë së pastrimit, të cilën Leli e bën fajtore për situatën e menaxhimit të mbetjeve në Vlorë, kanë realizuar evadimin e 190 ton mbetje në ditë, por në një moment të caktuar, thonë se Bashkia e bllokoi procedurën e ppeshimit.

“Duke marrë shkas nga tentativat e fundit të Bashkisë Vlorë për ta ‘prezantuar dhe etiketuar’ Firmën Duka si inekzistente dhe përgjegjëse për situatën e krijuar së fundmi, sqarojmë opinionin publik:

1.Mbështetur në kontratën mes palëve, Firma DUKA ka detyrimin të evadoje 140 ton/ditë mbetje urbane nga konteinerët në vend depozitim! Referuar peshamatjes bërë nga vetë Bashkia, rezulton e realizuar 140%(rreth 190 ton/ditë)! Disponojmë fletëpeshat ditore të vetë Bashkisë deri në momentin që po vete Bashkia, për “arsye” që vetëm ata mund ta dijnë, e bllokoi fare procedurën e peshimit!! Situata e rënduar e këtyre ditëve të sezonit, është absolutisht përgjegjësi e vetë Bashkisë, e cila, edhe pse ka të miratuara fonde dhe mjete për evadimin e 55ton/ditë mbetje urbane, nuk e ka realizuar me dashje detyrimin e saj!

2.Firma DUKA, ka të gjithë kapacitetet dhe teknologjinë e mjaftueshme si dhe përvojën 25 vjecare për shërbimin e pastrimit dhe jo vetëm në qytetin e Vlorës dhe një situatë e tillë sot në qytetin tonë është e paprecedentë sepse e paprecedentë është sjellja dhe qasja e Bashkisë ndaj Firmës DUKA dhe ndaj zbatimit të kontratës!

3.Deri në Mars 2021, Firma DUKA ka patur të firmosur nga Bashkia Vlore 100% të situacioneve sipas zërave të kontratës, gjë që ka çuar në një shërbim relativisht të kënaqshëm (jo pa probleme) nga ana jonë!

4.Nga dt 1 Prill 2021 e deri në Janar 2022 kemi patur 0(zero) lek finacim nga Bashkia!

5.Prej dt 1 Shkurt 2022 e deri sot dt 14 Gusht 2022, Bashkia vazhdon të mos derdhi asnjë qindarke(0 zero lek) për shërbimin e pastrimit! Pra kemi mbi 1 vit që ky shërbim kryhet nga Firma DUKA pa asnjë lek, edhe pse kostot e këtij shërbimi janë rritur apo dhjetëra familje e qindra punonjës duhen paguar dhe janë paguar nga ana jonë vetëm për të mos ndaluar këtë shërbim si detyrim moral ndaj qytetarëve vlonjat!

6.Këto ditët e fundit, Bashkia në mënyrë arbitrare dhe antiligjore ka ndërhyrë në zonën e kontraktuar nga Firma DUKA, ka penguar në mënyrë flagrante mjetet dhe punëtorët tanë të kryejnë detyrën, dhe bën shoë me foto e imazhe se gjoja po e kryen Bashkia shërbimin e  pastrimit dhe evadimit të mbetjeve! Gjithçka sa kemi parashtruar me lart, e mbështesim në fakte,video e dokumenta të cilat do të depozitohen pranë organeve kompetente ligjzbatuese!”, thuhet në reagim.

Reagimi i Kompanisë së Pastrimit vjen pasi kryetari i Bashkisë Dritan Leli kërkoi që t'i hiqej licenca. Përplasja nisi pasi AKM gjobiti kryerbashkiakun Dritan Leli, i cili edhe pse në pikun e sezonit turistik, e ka lënë Vlorës mes mbeturinave. Më herët edhe kryeministri Rama e kishte identifikuar këtë bashki si model të keq menaxhimi ku sipas tij kryebashkiaku fle gjumë. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar vlonjat: 15/08/2022 06:55

    Leli ka gabimet dhe mekatet e veta ,por kjo firma Duka mos na tall menderen me këto moralizma dhe bunizma ofenduese ,sepse e di çdo qytetar vlonjat se Çfarë pastrimi bën,,Bëni sikur pastroni disa rrugë kryesore ,,spërkat rrugët me ujë duke na qelbur edhe makinat,nëpër lagje ,nëpër rrugiza as që bëhet fjalë fare ,,Tek zona e ish shtëpia e Oficerëve të mbyt pisllëku ,,ka 1 vit që nuk duket asnjë pastruese,,Kjo Firma Duka ta ndërpres kontratën dhe ta çoj në gjyq Bashkinë nëse nuk paguhet,nëse ka pretendime,mos të na çaj kokën se nuk janë Perëndia,

    Përgjigju
  • Tasi: 15/08/2022 03:30

    Lufta e heshtur e Rames dhe organizates se tij mafioze ndaj te pabindurit Leli tani ka marre permase me plehrat. Kompania nuk i pastron. Bashkia nuk ka fonde ndersa Rama nuk jep kokerr leku.

    Përgjigju
  • Arseni: 14/08/2022 23:29

    Me sa duket sistemi I "flete rrufeve", demaskimit popullor, jo ligjshmeria, nje aplikim I zbatuar ne sistemin komunist, socialist po ruhet me fanatizem edhe ne kohet e sotme, kur permbysja e sistemit te vjeter anti popullor, anti njerezor u shoqeruar me ligje, institucione e procedura te tipit Evropjan krijoj mundesit per evropjanizimin e jetes se shqipetarve. Stendat e " flete rufeve" "demaskimet shoqerore" etj tashme jane bere burim te ardhurash per shtypin dhe fushatave, kur dihet se egzistojne organet perkatese, gjykatat qe duhet te veprojne. te zbatojne kontratat dhe demshperblimet. Duhet qe shtypi jo te jete stende " flete rufeje" per te zbutur dhe sgjatur jetegjatesine e joligjsmerise, por te pakten te pasqyroj realisht faktin, qe nuk zbatohet ligji, gjykatat nuk veprojne. Nuk ka sisteme realisht demokratike ne bote qe presin edukim komunist te keqbersve. Sot aplikohen sanksione miliona dollarshe, burgime sipas ligjeve qe bejne te veprohet sipas ligjeve. Ku eshte pare te mos marrin pagen e punes puntoret por te mjaftohen me meshiren e here pas hershme te pronarve "zemergjere" dhe njerzillekun e qeverise per te mos riparimin e zgjedhjeve qe ka bere per zyrtaret kriminel, gjyketat qe neglizhojne te cilat bejne keqetrajtimin e popullit,emigrimin e tij, rritjen e kriminalitetit se kane moton ne te paguhemi, ne te pasurohemi se ne fund te fundit do kemi fatin e atyre qe vrane e prene per 50 vjet si komunista, vrane dhe prene edhe per 30 vjetet e demokracise dhe shpresojne dhe ne te ardhmen. Shqiptaret presin te paguhet dhe respektohet puna, te largohet paaftesia dhe kriminaliteti, te kete politik reale per nje Shqiperi ne zhvillim qofte dhe me pasoja per individe e poltikan te paafte qe po jetojne me kenaqesi renimin e Shqiperise. Nuk mund te kenaqen Shqiptaret me krahasimet me te kaluaren, krahasimi real duhet te behet me te sotmen dhe ecurine e vendeve te cilat ne inspirojme. Jo mediokritet

    Përgjigju
  • Besa: 14/08/2022 22:07

    Dritani as e vret per Vloren por keta te firmes se pastrimit jane pasuruar shume pa bere punen.Jane mesuar me Shpetimin .

    Përgjigju
    • Genti: 16/08/2022 09:17

      Faji mbetet jetim si gjithomone , populli paguan ne funde????

  • Turi: 14/08/2022 20:05

    Leli nuk eshte ndonje qe te kete bere pune per qytetin e Vlores po kjo firma Duka duhet te ishte zhdukur me kohe se nuk ka ber kurre pastrimin e qutetit dhe i kane mare leket kot madje duhet dhe ta gjobitin per mos kryerje te punimeve

    Përgjigju
  • ymeri: 14/08/2022 19:54

    NUK BEHET GRUMBULLIMI I PLEHRAVE ME KAZANE TE PERBASHKET PER TE GJITHE LAGJEN,,,,C'DO PALLAT DUHET TE KETE KAZANIN E VET,,,E KESHTU C'DO KAZAN PER C'DO SHTEPI,,,DHE NXIRREN NE DITE TE CAKTUAR NE KRYE TE SHTEPISE,,,KESHTU E BEJNE NE EUROPE,,,,KETE TE KERKOJNE QYTETARET E TIRANES TEK ERION KRYEPLEHU,,DHE DUHET TE KETE VENDE TE VECANTA PER MBETJET E NGURTA,,KJO E PASTRON TIRANEN,,,.....NDRYDHE DO KEMI PLEHRAT SI SOT NE MES TE RRUGES,,,DHE SA HERE KALOJME ATY,,,MBAJME EREN E QELBUR TE PLEHRAVE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Fundi i udhëtimeve të rrezikshme me gomone! Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, shkak mungesa e fuqisë punëtore

Fundi i udhëtimeve të rrezikshme me gomone! Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, shkak mungesa e fuqisë punëtore