Kandidati i aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli, gjatë një takimi me banorët e rajonit numër katër në Vlorë  ka prezantuar projektin për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroportit që do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia.
 
Leli dëgjoi kërkesat e banorëve dhe më pas prezantoi një pjesë të programit të tij për katër vitet e ardhshme.
 
Më pas takimet vijuan me qytetarë në zonën e “kabinave” ku Dritan Leli u shpjegoi banorëve që në vitet e ardhshme çdo pronë do të dokumentohet dhe vlerësohet me korrektësi.
 
Sipas tij, ndryshimet në infrastrukturë do të bëjnë që çdo pronë  vlonjatëve të vlejë më shumë.
 
Ne do të punojmë për të ofruar një Vlorë të re,u shpreh Leli, duke vënë theksin tek projekti për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroporti, i cili do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia.
 
Interesit të të pranishmëve nëse do të ketë heqje të kabinave, Dritan Leli iu përgjigj se në mënyrë absolute nuk do të merret asnjë vendim që cenon interesin e qytetarëve të Vlorës.
 
 Kandidati i Aleancë për ShqipërinëEuropiane, Dritan Leli e mbylli takimin duke premtuar se Vlora duhet të marrë atë që meriton dhe kjo do të bëhet realitet vetëm duke shkuar në drejtimin e duhur.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)