Leli-Këshillit Bashkiak: S'e kuptoj arsyen e këmbënguljes për të krijuar mizanskena në Teatër! Do të doja të isha, por kam axhendë

Leli-Këshillit Bashkiak: S'e kuptoj arsyen e këmbënguljes për të krijuar mizanskena në Teatër! Do të doja të isha, por kam axhendë

Kreu i bashkisë Dritan Leli dhe Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka kërkuar mbledhje me këshillin bashkiak për me datë 29 qershor, por edhe sot mbledhja nuk është zhvilluar. Këshilltarët bashkiakë disa orë pas kërkesës zyrtare të kryebashkiakut që me datë 24 qershor, për njoftimin e mbledhjes sot, kanë dërguar një kërkesë për mbajtjen e mbledhjes me datë 30 qershor në ambientet e tetarit 'Petro Marko', por Dritan Leli propozoi që të mblidhen më 29 qershor në aplikacionin Zoom.

Mëgjithatë, Leli thotë se ka të pamundur që të jetë në mbledhjen që do të zhvillohet nësër, kjo për shkak të axhendës së paracaktuar më parë. Leli thotë se do të donte të ishte i pranishëm duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë.

Më tej ai shton se nuk e kupton ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

'I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.

E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!

Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t'iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.

Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!'- shkruan Leli në rrjetet sociale.

Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës në sallën e teatrit “Petro Marko” me argumentin se po respekton masat anti-COVID, edhe pse Ministria e Shëndetësisë 2 ditë më parë ka dhënë 'OK' që të mbahen mbledhje fizikisht.

“Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi.

Gjatë një mbledhjes së zhvilluar me socialistët e Vlorës, pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se Leli ka dezertuar Partinë Socialiste dhe se nuk bëri asnjë ditë fushatë për PS-në. Rama tha se Leli nuk ka me punë me këtë familje politike.

M.Q./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës