Mblidhet asambleja e PS/ Rama hap sot dyert e  ‘Petro Markos’ pas përplasjes me Lelin: Dezertoi nga PS, nuk ka punë më me këtë familje politike! Po çalonte në punët në bashki

VLORË-Rama ka hapur sot dyert e teatrit ‘Petro Marko’, ku ka zhvilluar mbledhjen me strukturat e PS së Vlorës. Të pranishëm në mbledhje do të jenë deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se gjatë bisedës me dyer të mbyllura me socialistët në Vlorë, Kryeministri Rama, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e  PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikut telefonin për disa ditë. Sipas Ramës, Leli dezertoi Partinë Socialiste dhe se nuk bëri asnjë ditë fushatë për PS-në. Rama mësohet të ketë thëne se ai nuk ka me punë me këtë familje politike.

Leli është shprehur se deputetët duhet ta harrojnë që të kenë rol në sistemin e emërimeve të drejtorëve. Sipas tij duhet të mblidhet PS që të vendosë. Rama ka thënë se ka drejtues arrogantë dhe ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime.

"Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlorë, Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s'duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.  Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen,  nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën", ka thënë ndër të tjera Rama.

Kujtojmë se prej javësh teatri ‘Petro Marko’ është kthyer në një pikë debati mes kryebashkiakut Leli dhe këshillit bashkiak të Vlorës, pasi këto të fundit kërkojnë të organizojnë mbledhje fizike aty, ndërsa Leli nuk e lejon këtë gjë me arsyetimin se nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.  

Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama u shpreh i shqetësuar me punën e disa bashkive për çështjen e turizmit. 

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhej në Vlorë ku ka inspektuar punimet që po bëhen në këtë qytet, por ajo që ka rënë në sy është se ka shmangur takimet e tij me kryebashkiakun Dritan Leli. Rama ka qenë i shoqëruar gjatë inspektimeve nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro. Po përtej shmangies së kontaktit me Lelin, Rama ka injoruar edhe vendim e tij në lidhje me mos hapjen e teatrit ‘Petro Marko’ për takimin me PS.

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nuk janë aspak të mira, pasi ky i fundit nuk pranoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se “krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si deputet dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
‘Leli më fiku telefonin për disa ditë’ zbardhet çfarë tha Rama në mbledhjen e socialistëve në Vlorë: Dezertoi nga partia, po çalonte në punët në bashki

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e  PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikut telefonin për disa ditë.

Leli, mësohet të ketë thënë Rama, është shprehur se e ka amanet që të drejtojë Vlorën. Leli nuk u zgjodh, por u emërua, sepse nuk kishte kundërshtar. Sipas Ramës, Lelu u vlerësua pasi nuk përfaqësonte do të Vlorën në nivel lokal, por do të përfaqësonte qytetin në parlament. Leli sipas tij po çalonte në bashki, por në parlament do të ishte më mirë, pasi është orator.

Rama ka thënë më tej se askush nuk fiton në Vlorë, por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Kreu i qeverisë ka treguar se Leli i ka fikur telefonin. Nëse nuk jep dorëheqjen vetë, të gjithë duhet të punojnë që Vlora të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze nga këshilltarët bashkiak.

‘Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qendrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli.Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se nuk ka me punë me këtë familje politike. ’- mësohet se ka thënë Rama.

Ora 13:31
Rama nga Vlora: I shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin

Pas mbledhjes në Teatrin "Petro Marko", Kryeministri Rama foli shkurtimisht edhe për mediat, ku nuk harroi që në mënyrë të tërthortë të cekë edhe çështjen e kryebashkiakut të Vlorës Leli. Rama tha se ka një problematikë me disa bashki për çështjen e turizmit.

"Formalisht jam deputet i Durrësit edhe për t'i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit.  Së dyti është e rëndësishme që ne vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit", tha Rama.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2021 03:29

    Z.Rama mos u bej si Enveri ne vaktit.Ju e quajtet dezertor,ai i quante armiq te partise.Tani Leli mund te kete 100 arsye per t'u hequr,por ama, mund te kete dhe 100 arsye,pse ka vendosur << te dezertoje >>.Mire atehere qe s'pranoi te ishte deputet dhe nuk te dha shpjegime sepse te mbylli telefonin,po tani qe vizituat Vloren, perse e evituat njeri-tjetrin ? Ky ishte nje rast qe te takoheshit e te sqaroheshit,jo te deklaroni fjalen e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja