'Lëmshi' me ndeshjen e Superligës, Erzeni del kundër FSHF-së dhe Kukësit, verilindorët fshijnë postimin

'Lëmshi' me ndeshjen e Superligës, Erzeni del kundër FSHF-së dhe Kukësit, verilindorët fshijnë postimin

Foto ilustruese

Erzeni dhe Kukësi luajnë nesër në 15:00 për javën e tetë në Superligë. Verilindorët konfirmuan një orë më parë se klubet ranë dakord që ndeshja të shtyhej për të hënë në të njëjtin orar në "Niko Dovana". Në të tilla kushte ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Erzenit. Shijakasit bëjnë me dije se ndeshja do zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar më herët, pra të shtunë në 15:00.

"Duke marrë shkas nga disa deklarata/ postime që kanë qarkulluar në median e shkruar dhe në rrjetet sociale, që ndeshja e planifikuar për javën e 8 të kampionatit Abissnet Superiore 2022/2023 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar. Ju bëjmë me dije që ndeshja do të zhvillohet sipas kalendarit zyrtar të përcaktuar nga FSHF. Ditën e shtunë datë 15.10.2022 ora 15:00  Ju presim të gjithëve në Stadiumin “Niko Dovana” në mbështetje të ekipit tonë të zemrës", njofton zyrtarisht Erzeni.

Më herët Kukësi njoftoi se ndeshja me dakordësinë e të dyja klubeve do zhvillohej të hënë në 15:00. Duket se zhurma që bëri shtyrja e ndeshjes ka sensibilizuar edhe aktorët, me verilindorët që fshinë postimin ku thuhej se ndeshja do spostohej. Në kushtet kur FSHF miratoi kërkesën e klubeve për shtyrjen e sfidës, institucioni i futbollit reagoi dhe konfirmoi shyrjen e ndeshjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Shtyrja e Erzeni - Kukësi? FSHF vendos zyrtarisht për ndeshjen

Erzeni - Kukësi nuk do zhvillohet nesër në 15:00 për javën e tetë në Superligë. FSHF njofton zyrtarisht se takimi do spostohet të hënë në 15:00 po në "Niko Dovana". Sipas njoftimit dy klubet kanë rënë dakord që dueli të luhet të hënë, me Erzenin që pak orë më parë ishte kundër shtyrjes por duket se shijakasit janë bindur. Ende nuk ka një arsye për spostimin e duelit, teksa besohet se verilindorët kanë disa lojtarë me probleme helmimi nga ushqimi apo viroze.

" Përshëndetje, Departamenti Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja Erzeni-Kukësi, e planifikuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, është spostuar ditën e hënë në orën 15:00, pas dakortësisë së arritur ndërmjet dy klubeve. Pas këtij vendimi është kryer njoftimi i zyrtarëve të ndeshjes dhe kompanisë Oversport që është edhe transmetuesja zyrtare e Abissnet Superiore", thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja