Ndryshim i papritur në kalendar, FSHF shtyn ndeshjen e javës së 8 në Superligë

Ndryshim i papritur në kalendar, FSHF shtyn ndeshjen e javës së 8 në Superligë

Foto ilustruese

Superliga shqiptare do luajë në fundjavë javën e tetë. Të shtunë dhe të diel ishin projektuar duelet, me FSHF që ka shtyrë ndeshjen mes Erzenit dhe Kukësit. I projektuar për të shtunë në 15:00 në "Niko Dovana", dueli tanimë është programuar për të hënë në 15:00 po në stadiumin e Durrësit.

Vetëm 24 orë nga orari i ndeshjes, FSHF ka vendosur të shtyjë takimin për të hënë duke befasur klubin pritës. Duket se ka qenë kërkesa e Kukësit që ndeshja të shtyhet për shkak të shirave dhe gjendjes së fushës në "Niko Dovana". Tanimë Erzeni dhe Kukësi do luajnë të hënë, me stafet teknike që kishin përgatitur gjithçka për nesër.

Shtyrjen e ndeshjes e ka konfirmuar edhe Kukësi. "FK Kukësi njofton se ndeshja Erzeni - Kukësi, e planifikuar të luhet të shtunën, është spostuar për ditën e hënë në datën 17/10/2022. Klubet kanë rënë dakord për të shtyrë ndeshjen për ditën e hënë. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin "Niko Dovana", njofton klubi verilindor.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale