“Një nga 100 shkollat që është zgjedhur për të zbatuar projektin e Teknologjisë së Informacionit në klasa të para.”- tha ministrja e arsimit Evis Kushi për një nga shkollat e kryeqytetit në një dalje publike më 12 shtatorin e kaluar, plot 3 muaj më parë.

“Me kompjutera ë?- pyet kryeministri Rama nxënësit.

“Nuk janë vetëm te niveli i parë. Disa prej fëmijëve gjatë kohës që na prisnin janë duke luajtur me nivelet e dyta, të treta dhe me çfarë kam kuptuar ata e kanë mësuar shkollën që tani.”- tha ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi

Pavarësisht se këtë vit u fut kodimi që në klasë të parë dhe u prezantuan dhe 100 laboratorët e rinj , ka shkolla në mes të kryeqytetit si shkolla 9-vjeçare “Niket Dardani” në Tiranë që nxënësit në klasë të pestë nuk njohin kompjuterin. Shumë nxënës në Tiranë, nuk e kanë parë kurrë laboratorin e kompjuterit dhe nuk kanë informacion nëse shkolla ka një sallë të tillë. Lëndën e Tik-ut e kanë zhvilluar gjithmonë në klasë.

“Nuk kemi kompjuterë në shkollë, nuk punojnë. Lëndën e TIK-ut e mësojmë nga libri.”

“Po, është pak e vështirë nëse nuk i prek dhe nuk i provon në kompjuter. Unë në shtëpi nuk kam kompjuter dhe nuk di të përdor kompjuter.”

“Në shkollë nuk kemi kompjuter. Atë e kam mësuar në telefon.”

Disa të tjerëve këtu në “Niket Dardani” mësuesja u ka komunikuar se kompjuterit nuk janë funksional.

“ Unë jam në klasë të pestë. Lëndën e informatikës e zhvillojmë në klasë sepse nuk na punojnë kompjuterët në sallën e kompjuterëve. Nuk e di, por kështu na ka thënë mësuesja.”

Por pasi interesimit të Report Tv Ministria e Arsimit thotë se ekziston një minilaborator.

Përgjigja e MAS: “Aktualisht kjo shkollë ka një kabinet informatike me 8 kompjutera të cilët janë funksional dhe në përdorim të lëndës Tik.”

Por a mjaftojnë 8 kompjuterë për të gjitha klasat nga e para deri në të nëntën për të zhvilluar lëndën e TIK-ut ku mesatarisht janë rreth 25 persona për çdo klasë? Llogaritë dalin shumë keq. Edhe ministria e pranon në një farë forme se kompjuterët janë në mungesë.

Përgjigja e MAS: “Përsa i përket kombinimit të orarit me klasat që zhvillojnë lëndën TIK, MAS ka kërkuar që të merren të gjitha masat që lëndatë mos zhvillohet në të njëjtën orë për klasa të ndryshme”.

Por nëse në shkollën “Niket Dardani” janë vetëm 8 kompjutër, jo shumë larg në zonën e 21 Dhjetorit, në kryeqytet tek  shkolla “Sabaudin Gabrani” laboratori I kompjuterave është thjesht një endërr. Lënda e Tik-u zhvillohet në klasë.

“Lëndën e TIK-ut e zhvillojmë, por jo në laborator. Nuk e di a ka , por ne nuk kemi shkuar asnjëherë. Unë nuk di t’a përdor shumë kompjuterin.”

“Na e tregon zysha me libër.”

“Bëjmë, por s’kemi kompjuter.”

“Vitin e kaluar kam qenë në vend tjetër. Di ta përdor kompjuterin sepse kam dhe në shtëpi.”

Të vetmit që dinë të përdorin kompjuter janë ata të cilët e kanë atë në shtëpi, ose rasti i këtij vogëlushi që ndjek kurs privat.

“Di unë, sepse bëj kurs kompjuteri”