Qarku i Lezhës nuk është vetëm një zonë ku kultivohet bimë narkotike, por mund të shfrytëzohet nga elementët kriminal për transportimin e saj edhe përmes detit.

Për të evituar këtë fenomen, policia e Lezhës ka kërkuar monitorin të vazhdueshëm të vijës bregdetare me qëllim parandalimin e transportit të drogës përmes ujrave vijës bregdetare.

Nga ana tjetër, ato kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe banorëve, për të informuar në çdo rast për vendet që kanë informacione që kultivohet lëndë narkotike.

Ndaj këtij fenomeni,që kryesisht është konstatuar në zonat e thella malore, në një tryezë të përbashkët mes Njesisë Administrative, policisë së shtetit dhe asaj kufitare si dhe kryetarë të fshatrave të kësaj zone kanë diskutuar mbi identifikimin e parcelave, asgjësimin e tyre dhe kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve.

Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj është shprehur se të gjithë aktoret e përfshirë në luftën kundër narkotikëve, duhet të marrin përgjëgjësinë ligjore për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues.

Dua që në këtë takim të marrim gjithsecili përgjegjësitë tona duke filluar nga kryepleqtë dhe të plotfuqishmit të zonave përkatëse. Unë jam në mbështetjen tuaj të vazhdueshme në këtë angazhim dhe përgjegjësi ligjore që keni në zonat tuaja” tha Uldedaj.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)