Një grup protestuesish po flasin me policët lidhur me lëndimet nëpër protesta. Mes tyre është edhe aktivisti Edison Lika, i cili tha se do t’i mbajnë maskat derisa të jetë nevoja.
“Shqiptarët pas shqiptarëve nuk fshihen as Antifa, as PD, as PS. Janë shqiptarë të ndershëm, të mbushur deri në fyt nga hallet. Kur të vijë puna, do të heqim maskën e kapelet! Nëse duhet, do vendosim maskën e kapelet, do të marrim edhe huj, derisa ta përzëmë këtë maskara!”, tha Lika.
Një tjetër protestues tha se maska është për t’i mbrojtur nga reagimi i policisë.
“Është e turpshme që sot, jeta e një të riu nuk ka pikë vlere! Po, do ta mbaj maskën dhe syzet se këta po na qërojnë e çajnë kokën! Do të mbrohem! Në qoftë se e quani rini të dhunshme, jo jo, kjo s’është rini e dhunshme, përballë kësaj dhune do të mbrohem!”, tha protestuesi.
Lajmi kryesor:
LIVE- Simbole në ditën e 13-të të protestës, digjen sërish karriget e dialogut! Lëndimi i Vishkulit, protestuesit me fasha në sy e bluza: Unë jam Erion! Lule e kroasantë efektivëve, hidhen kapsollë










