Një protestues i maskuar ka marrë një pako me kroasantë për të ironizuar policët para kryeministrisë.

“Me këtë besoj do të të afrohen shumë shpejt!”, i thotë një vajzë.

Protestuesi shprehet se do dialog, e më pas shton se ka ‘keqardhje’ për diçka.

“Kërkoj dialog me Policinë e Shtetit! Ndoshta Skënder Hita ka naze për shijen, por edhe mund ta ndërrojmë!”, duke iu referuar kroasantëve me reçel luleshtrydheje.

Në ‘sofrën’ e dialogut ata kanë vendosur edhe letra me mbishkrimet “Rama n’burg, Berisha n’burg!” Më pas, aty vendosin edhe lulet e thara që ua hodhën më herët policëve.

-Kemi blerë edhe lule, kemi harxhuar lekë për lule!

-Janë lule të thata, do të thahet edhe Rama!


Lajmi kryesor:

Protesta në ditën e 13-të/ Zbehet pjesëmarrja, sulme Kryeministrisë e Kryesisë së Kuvendit! Shënjestrohen biznese te 'Kullat Binjake', molotovë policisë! Shpërndahen me gaz e spray