Lëndimi i simpatizantëve të PD
sekuestrohen prozhektorët

Lëndimi i simpatizantëve të PD<br />sekuestrohen prozhektorët<br />​
TIRANE-Lëndimi i simpatizantëve të PD-së pas mitingut të mbajtur ditën e shtunë, ka bërë që Specialistët për krimet ndaj jetës të mbështetur nga Prokuroria dhe Garda e Republikës të nisin hetimet lidhur me këtë ngjarje.
 
Prokuroria ka sekuestruar 2 nga 12 ndriçuesit model “Skaf” dhe 1 kuti që shërben për ndezjen e llampave e cila në gjuhën teknike quhet (Balaster), të cilët ishin të vendosur në 4 platforma. Sekuestrimi është bërë për të bërë ekzaminimin e tyre pasi dyshohet se janë shkaktarët e lëndimit të militantëve të PD-së.

Ndricuesit me emërtimin në gjuhën teknike “Skaf”, model Philips janë me voltazh 380 V dhe fuqi 2000 wat me kabëll me gjatësi 9 metra. 

Policia ka referuar çështjen në prokurori sipas nenit 201 të kodit penal, referuar ndotjes së ajrit.
 
Ditën e djeshme në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.
 
Por, gjatë këqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë provë  të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por ditën tjetër në 7 të mëngjesit.
 
Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.
 
Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.

sekuestrimi i prozhektoreve procesverbali
(Proceverbali i sekuestrimit të prozhektorëve)

Drejtori dhe zv/Drejtori Policisë Tiranës në prokurori për të dhënë deklarimet

Lidhur me rastin e lëndimit të 140 personave në bulevard pas mitingut të PD-së, në Prokurorinë e Tiranës kanë shkuar për të dhënë deklarimet e tyre, Drejtori i Policisë së Tiranës dhe zv/Drejtori Policisë së Tiranës.
 
Veliu dhe Sinomati kanë qëndruar për rreth 20 minuta në Prokurorinë e Tiranës ku referuan dhe materialin hetimore për veprën penale të ndotjes së ajrit.
 
Hetimet për këtë rast po drejtohen nga prokurori Gjergji Tako.
 
Me vendim të prokurorisë  janë sekuestruar dhe 2 prozhektorë për tu ekzaminuar nëse janë krijuar apo jo lëndime tek militantët e PD-së. 

ardi veliu
(Veliu dhe Sinomati në Prokurorinë e Tiranës)

Kompania: Nuk janë shkaku prozhektorët
 
Për përfaqësuesit e kompanisë së prozhektorëve lajmi se lëndimi ka ardhur nga ndriçuesit është i pavërtetë, pasi janë përdorur edhe herë të tjera, madje edhe në fushata të LSI-së dhe PS-së.
 
“Po ato kanë sekuestruar dy me urdhër, pjesa tjetër nuk e di me çfarë urdhri, është bllokuar i gjithë aktivitet. Këto ndriçues janë përdorur edhe fushata të tjera, edhe tek LSI, tek PS apo edhe në ambiente të tjera. Nuk e di se kush ka interes që të hiqen por ne do ndjekim të gjithë procedurat ligjore. Në asnjë moment nuk mund të jenë shkaku i kësaj që kanë ndodhur”, tha përfaqësuesi i kompanisë, avokati Ilir Kadiu.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë