Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë protestës së dhunshme në Tiranë, pasi një grup protestuesish sulmuan me gurë dhe sende të forta disa punonjës policie pranë Sheshit Skënderbej.
Report Tv solli pamjet live të momentit kur efektivi përfundoi i shtrirë në tokë, ndërsa gazetari Isa Myzyryaj i dha ndihmën e parë deri në mbërritjen e kolegëve të tij.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi është goditur në zonën e mushkërive dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Lajmi kryesor:
‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore, zjarr 3 ministrive e 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private! 51 policë të lënduar dhe 35 të shoqëruar











