Lënë mandatin katër ministra
hyjnë në Kuvendin shqiptar 2 gra

Lënë mandatin katër ministra<br />hyjnë në Kuvendin shqiptar 2 gra
TIRANE - Katër ministra të qeverisë Rama, kanë dorëzuar mandatin e deputetit në kryesinë e Kuvendit duke iu bashkuar në këtë mënyrë dhe ministrave të tjerë që tashmë kanë vetëm postin në qeveri.
 
Ministrat që lënë mandatin e deputetit janë:
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përfaqësonte qarkun e Tiranës
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj e zgjedhur në qarkun e Beratit
Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i përzgjedhur në kryeqytet
 
Pasi dorëzimi i mandateve të kalojë në procedurat parlamentare dhe në Këshillin e Mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i zëvendësojë me emrat pasues në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.
 
Kështu mandati i Saimir Tahirit i kalon Erjeta Allhyses, ai i Ditmir Bushatit i kalon Ervin Bushatit. Këto sipas përllogartijeve që KQZ ka ndjekur për zeëvendeisimin e mandateve dhe për ministrat e tjerë, të cilët më herët kanë dorëzuar mandatin. Mandati i Ermonela Felaj i kalon rë radhë Artan Lames, por ai ka deklaruar se nuk do të marrë mandatin, dhe pas tij në listë vjen Stavri Ceca. Berati nuk bën pjesë në qarqet e gjobitura për PS për mosrespektim të kuotës prej 30 % për kandidatet femra, sikundër dhe subjektet e tjera zgjedhore.
 
Sa i takon zëvendësimit të mandatit të Damian Gjinkurit dhe ai i shkon një femre. Ajo është Luljeta Arapi, pavarësisht se në listë kandidati mashkull pasues pas Musa Ulqinit është Arben Kamani.
 
Kështu, pasi KQZ të marrë në shqyrtim zëvendësimin e mandateve, në parlament do të futen 2 deputete femra duke iu shtuar në këtë mënyre deputeteve të tjera që përfaqësojnë partitë politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS