Lënia e mandatit nga Saimir Tahiri/ Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Lënia e mandatit nga Saimir Tahiri/ Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Saimir Tahiri dhe Spartak Braho ne Kuvend gjate legjislatures se kaluar

Parlamenti ka njoftuar Komisionin Qendror të Zhgjedhjeve për vakancën në Kuvend pasi deputeti Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen, duke e lënë mandatin.

Tahiri dha dorëheqjen 4 ditë më parë, duke bërë të ditur se në këtë mënyrë do t’ia lehtësonte punën drejtësisë që të bënte të sajën, në kuadër të hetimit ndaj tij, për dyshimet se mund të jetë i përfshirë me bandën  e “Habilajve”, në kuadër të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri i Brendshëm ishte zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste si deputet, por më pas kishte dalë i pavarur, pas një vendimi të mazhorancës parlamentare për ta përjashtuar nga grupi i saj.

Emri i parë që vjen në listën socialiste si zëvendëzsues i Tahirit, është ai i Spartak Brahos, aktualisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Braho në të kaluarën ka qenë një funksionar i lartë i LSI-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja