TIRANË, 11 Tetor/ATSH/-  "Lojtari i ndeshjes" kundër Danimarkës, shënuesi i golit për kombëtaren shqiptare, Emir Lenjani, deklaroi se kundër Serbisë të mërkurën kuqezinjtë do të japin jo 100 por 200% të formës dhe forcës së tyre.
Lojtari nga Lugina e Preshevës ishte ylli i formacionit të De Biasit në ndeshjen e sotme në "Elbasan Arena", ku Shqipëria barazoi me Danimarkën e fortë me rezultatim 1-1, ndërkohë që thuajse gjithë ndeshjen ishte në avantazh.
Lojtari protagonist në këtë takim, Lenjani shënoi golin e parë në fanellën kuqezi. Ai premtoi se kundër Serbisë, skuadra e tij do të japë më shumë se 100 përqindëshin.
"Golin ia dedikoi familjes dhe tifozëve. Kemi treguar lojë të mirë, kemi pasur shanse të realizojmë edhe për 2:0, por në fund duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Kundër Serbisë do të japim 200 përqind. Duhet të fitojmë patjetër ndaj tyre", ka thënë Lenjani, pas mbarimit të ndeshjes. Shqipëria ndeshjen e radhës e luan të martën që vjen në Beograd kundër Serbisë në kuadër të grupit I të eleminatoreve të kampionatit Europian të Futbollit 2016.
/y.pa/