Lenjani nga spitali i fashuar:
Mëkat që humbëm, por do fitojmë!

Lenjani nga spitali i fashuar:<br />Mëkat që humbëm, por do fitojmë!
I fashuar në një shtrat spitali, futbollisti që u dëmtua keqas dje në ndjeshjen Shqipëri-Spanjë, Ermir Lenjani qetëson tifozat me një mesazh dhe një fotografi.

Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen. #EL3”.

Ermir Lenjani përfundoi mbrëmë në spitalin e Shkodrës pas minutës se 44­, kur mesfushori kuqezi u dëmtua rëndë në pjesën e veshit. Pas një dueli në ajër, ishte Alkantara që e goditi me bërryl Lenjanin.

Ky i fundit pësoi një të çarë dhe pas konsultimit të stafit mjekësor kuqezi, u desh një ndërhyrje më e specializuar. Menjëherë 27­ vjeçari udhëtoi me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës, duke u zëvendësuar me Alijin. 

lenjani

lenjani
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi