Lens, De Biasi e Cana:Pritshmëritë
janë të mëdha në këtë europian

Lens, De Biasi e Cana:Pritshmëritë<br />janë të mëdha në këtë europian
“Pritshmëritë janë të mëdha në këtë europian”.
 
Kështu kanë deklaruar trajneri Xhani De Biasi dhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana.
 
Ata mbajtën një konferencë shtypi në Lens, aty ku nesër ekipi ynë do të zhvillojë ndeshjen e parë përballë Zvicrës. Thekson se kjo ndeshje nuk është vendimtare dhe as një derbi,
 
“Është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë, në mënyrë që të krijojmë besim pas thuajse 20 ditëve grumbullim. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”,-tha De Biazi.
 
Tekniku thekson mesfushori Xherdan Shaqiri është tepër I rrezikshëm dhe I njeh shumë mirë cilësitë.
 
Do të jetë pikërisht ky lojtarë që do të mbrohet me kujdes nga ne. Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Një lojtar që e njohim mirë, i njohim vlerat dhe gjithçka që ka Shaqiri” u shpreh De Biasi. Ndeshja ndaj Zvicrës do të luhet nesër në Lens në orën 15:00.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim