Leo DiCaprio planifikon të
jetojë me të dashurën Garrn

Leo DiCaprio planifikon të<br />jetojë me të dashurën Garrn
Edhe pse ai është i njohur si një mashkull aventurier duket se ka menduar seriozisht për lidhjen me modelen Toni Garrn.

Sipas mediave të huaja 39 vjeçari Leonardo DiCaprio ka menduar që të jetojë me të dashurën në apartamentin e tij në Nju Jork.

Sipas një burimi Leo e ka blerë shtëpinë në muajin mars në mënyrë që të jetojë me modelen bukuroshe, me të cilën është në një lidhje për më shumë se një vit.

leonardo dicaprio

“Ata duken se duan shumë që të jetojnë së bashku”, është shprehur më tej burimi.

Ata janë një çift që po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre dhe janë mjaft të lumtur.

Leo në intervistat e dhëna më parë është shprehur se ai nuk do të nxitohet për asgjë, përkundrazi gjërat duhet të ndodhin spontanisht dhe hap pas hapi.

DiCaprio ka një shtëpi në Mailbu në Kaliforni dhe një tjetër rezidencë në Palm Springs, të cilën e ka blerë 5.23 milion dollarë.  

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor