Leonard Olli ka shkruar për ndarjen nga jeta të kompozitorit të famshëm Aleksandër Lalo për bisedën e tij pak kohë më parë.
/Shqiptarja.com
Olli shkruan në Facebook se Lalon e ka takuar para pak kohësh në homazhet e këngëtarit Françesk Radit dhe se Lalo ka thënë se “Si ka ardhur puna duhet të vdesim që të kujtohet dikush nga artistët”.
“Më dhembi në shpirt kjo e vërtetë e hidhur”, shkruan Olli.
Statusi në facebook i Leonard Ollit
Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e kengetarit Francesk Radi. Me ironine e tij therese me tha: Si ka ardh puna duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet. Me dhembi ne shpirt kjo e vertete e hidhur. Lamtumire mjeshter, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqeve te tij!
Er.K/Shqiptarja.com










