Në vëmendjen e shtypit rozë, gjithnjë për përzgjedhjen e partnereve të tij nën 25 vjeç, aktori Leonardo DiCaprio duket se u ka qëndruar besnik ‘parimeve’ të tij. Siç duket nga pamje të publikuara nga media të huaja, ylli i kinematografisë duket se nuk është më me modelen Gigi Hadid ndërsa është parë në shoqëri të afërt me super modelen 23 vjeçare.
Bëhet fjalë për Victoria Lamas , e lindur në vitin 1997 dhe vajza e aktorit të njohur Lorenzo Lamas.
Me sa duket, çifti u largua veçmas nga Birds Street Club para se të hipnin në makinë së bashku.
Ata u panë të relaksuar duke buzëqeshur dhe kishte intimitet të mjaftueshëm mes tyre, pas këtyre pamjeve DiCaprio dhe Lamas konsiderohen si çifti i ri i Hollivudit.
Sipas informacioneve të Daily Mail, një person i afërt i DiCaprios pretendon se ai nuk është në një marrëdhënie me 23-vjeçaren. Megjithatë, fotot e tyre të përbashkëta lënë pak vend për dyshime.