Kylian Mbappe nuk do rinovojë kontratën me PSG-në, me marrëveshjen që skadon në verën e 2024. Sulmuesi rrezikon të largohet falas nga kampionët e Francës, teksa klubi i Parisit kërkon që të përfitojë një shumë të majme nga ai në këtë merkato.
Për këtë çështje, krerët e PSG-së kanë vendosur të dëgjojnë ofertat që këtë verë, duke i dhënë një ultimatum sulmuesit. Nëse Mbappe nuk rinovon në javët që vijnë, ai do shitet këtë verë për shumën më të lartë.
Në lidhje me këtë sjellje të sulmuesit, ish-drejtori sportiv i PSG-së, brazilaini Leonardo ka thënë se Mbappe duhet të largohet nga klubi pasi nuk është një lider dhe po dëmton ekipin.
“Ai nuk është lider, për të mirën e PSG-së duhet të largohet. Nuk ka rëndësi se si, por duhet të largohet. Me sjelljen e tij në dy vitet e fundit ai ka treguar se është një lojtar i madh, por jo një lider. Është e vështirë të ndërtosh një ekip rreth tij", është shprehur Leonardo.