Këngëtarja e famshme kosovare Leonora Jakupi ka mohuar zërat që kanë qarkulluar këto ditë në media për fryejen e buzëve me botox. Ajo është shprehur se nuk ka menduar kurrë të bëjë diçka të tillë. “E pavërtetë absolute. Madje nuk do guxoja të bëja diçka të tillë”,- ka thënë Jakupi. Gjithashtu ajo është shprehur se së shpejti do të vi me projekte të reja muzikore si dhe që do të jetë imazhi i kompanisë “Devolli”.(xh.k/shqiptarja.com)