Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u tensionua që në orët e para pas hyrjes së Luiz Ejllit. Menjëherë pas darkës së Prime-it, Rogerti reagoi me tone të larta dhe ngacmime personale kundër fituesit të edicionit të dytë të këtij formati, duke i kërkuar "ta lëjë gangsterin jashtë".

Pjesë nga debati

Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më!

Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.

Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.

Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?