TIRANE - Pas përplasjeve të forta që kanë ndodhur në gjirin e koalicionit të djathtë për shkak të vendosjes preferenciale të krerëve të aleatëve të rinj në listat e Partisë Demokratike, ka qenë një ndër aleatët më solidë të Berishës, demokristiani Nikollë Lesi ai që ka deklaruar se mund të lëvizë nga aleanca qeverisëse.
Kështu ditën e djeshme Lesi ka bërë me dije se do të zhvillojë një takim me kreun e Frymës së re Demokratike, ish-presidentin Bamir Topi, me të cilin bie dakord me shumë pika të programit të tij të shpallur dy ditë më parë, program i cili me sa duket e ka joshur për të vendosur një aleancë me FRD para zgjedhjeve të qershorit të këtij viti.
Pavarësisht se Lesi është zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në përbërje të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Berisha, me sa duke veten po e gjen gjithnjë e më shumë tek opozita. Në një deklarata të lëshuar për mediat Lesi ka deklaruar se “duhen mbështetur disa propozime të FRD janë jetike”.
Paraprakisht kreu i LDK vlerëson disa propozime të ish-presidentit Bamir Topi, mes të cilave dakortësia me reduktimin në Kushtetutë të përbërjes së Kuvendit, nga 140, në 100 deputetë”. Njëherësh për sa i takon zgjedhjes së kreut të shtetit, Lesi shprehet se ai duhet të zgjidhet nga vullneti i popullit me votë të lirë, ndërkohë propozon që të krijohet senati dhe dhoma e ulët e deputetëve.
Ndërkohë që burime zyrtare të FRD bëjnë me dije qëndrimin e kahershëm të kësaj partie se “janë të hapur për të bërë koalicion me secilën parti e cila ka si opsion një politikë ndryshe, integrimin e vendit, rotacionin politik, përjashtuar tre partitë e vjetra, që janë PD, PS dhe LSI”.
Çka do të thotë se kreu i LDK Nikollë Lesi në takimin e sotëm me kreun e FRD Bamir Topi do të gjejë ngrohtësinë e duhur, gjë që mund të sjellë dhe një bashkëpunim brenda koalicionit mes këtyre partive për të hyrë bashkë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Njëherësh ditë më parë ka qenë sërish Lesi ai që ka deklaruar se po shqyrtonte mundësinë e kalimit në ambientin e tij natyral në opozitë, pra për t’u kthyer aty ku ka qenë në koalicion me PS-në. Nuk kanë reshtur kontaktet dhe me përfaqësues të PS por që ende nuk është konkluduar në një rezultat konkret.
Tashmë Lesi duhet se largimin nga koalicioni i i djathtë e ka bërë, vetëm pritet cilës aleancë do t’i bashkohet, asaj me opozitën e majtë të drejtuar nga Rama ku gjen dhe kristian demokratët e Dhimitër Muslisë apo FRD e Topit ku pritet dhe afrimi i PBDNJ e ndonjë partie tjetër.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com