Leskoviku është përfshirë nga errësira këtë pasdite dhe familjet nuk kanë ngrohje për shkak të mungesës së energjisë. Kjo është një ndër zonat që paguan gati 100 për qind energjinë elektrike, pavarësisht vështirësive ekonomike të familjarëve, por edhe ditën e sotme ka mbetur pa drita.
Shkak, sipas drejtuesve të Operatorit të Shpërndarjes, mbetet një linjë tejet e amortizuar e transmetimit të tensionit të lartë, si dhe e një nënstacioni, që shkakton humbje të ndjeshme teknike në rrjet.
Specialistët e sektorit ankohen se para 25 vjetësh nisi ndërtimi i një nënstacioni, por u la në harresë në periudhën e demokracisë, kështu që, për të rilidhur energjinë, që shkëputet si pasojë edhe e kushteve të rënduara aktuale atmosferike, duhet të punohet në situatë të vështirë për të marrë linjat e fshatrave përreth për t’i dhënë energji qytetit.
Në rast se Drejtoria Rajonale e Tensionit të Lartë me qendër në Elbasan nuk kujtohet të bëjë investimet e duhura edhe sivjet, banorët do ta kenë të vështirë të përballojnë dimrin, ndërkohë që janë ndër paguesit më korrektë të energjisë së konsumuar me vite.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com