Letër dashurie e mirënjohjeje nga
një baba,për të gjitha gratë e botës

Letër dashurie e mirënjohjeje nga<br />një baba,për të gjitha gratë e botës
Aktori dhe regjisori, Justin Baldoni, kohët e fundit u bë baba i një vajze të sjellë në jetë nga gruaja e tij, Emily. Si shumë prindër të rinj që duan të dëshmojnë për lindjen e fëmijës, tronditjen emocionale dhe dashurinë, ky ishte padyshim rasti për Justin i cili vendosi për të marrë stilolapsin për të shkruar një letër dashurie për gruan e tij, vajzën e vogël dhe për të gjitha nënat kudo që janë.

Letra, e cila u botua në faqen e tij në facebook tashmë ka marrë dhenë, ka pasur pothuajse 10,000 pëlqime (në kohën e shkrimit). Njerëz të panumërt kanë komentuar duke e përgëzuar Justin për fjalët e tij, dhe për dashurinë që ai padyshim ka për gruan dhe vajzën e tij.

Justin vendosi për të marrë një moment për të nderuar gruan e tij, duke uruar që burrat që do ta lexojnë këtë letër të marrin një moment për të menduar mbi madhështinë e të qënit nënë dhe të nderojnë gratë e tyre…dhe për të gjitha gratë që e lexojnë të kuptojnë bukurinë e të qënit nënë, ja letra e marrw nga bebja.com

“Të dashura Gra, (dhe çdo burrë i gatshëm për ta lexuar këtë) ju lutem të më falni pasi unë dua të ndajë me ju reflektimin për përvojën time si një burrë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së vajzës sime.

Kjo është një letër dashurie … Një letër dashurie për gruan time, për vajzën time të porsalindur … dhe për ju. Unë kurrë në jetën time nuk kam parë kaq shumë hijeshi, bukuri, intuitë dhe instinkt, heroizëm dhe fuqi, lutje dhe durim, gëzim dhe lumturi siç i kam provuar këto 9 muajt e fundit.

Unë mund të kem menduar se e kam dashur gruan time më parë, por unë nuk po e ekzagjeroj kur them se absolutisht e adhuroj atë tani. Emily zgjodhi për të bërë lindjen e MAIYA-s tonë të vogël si një ceremoni të dashurisë, dhe gjithçka që unë mund të bëja ishte ti thoja; Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! … përmes lotëve dhe këto janë lotët e mirënjohjes.

Nëse ju jeni një burrë dhe jeni duke e lexuar këtë dhe keni një grua … merr një sekondë, ndalohu dhe  thjesht përqafojeni atë, tregoni asaj se sa mirënjohës jeni që ajo ekziston, dhe bëjani të ditur se sa i nderuar jeni që keni mundësinë të ekploroni jetën bashkë me të. Bëjani të ditur që ju i besoni intuitës së saj dhe faktin që ajo është e përkryer.

Nëse jeni një grua që po e lexoni këtë … shikoni në pasqyrë, ngulni sytë në sytë tuaj dhe kuptoni se keni gjithçka që ndonjëherë ju do të donit të kishit, pikërisht para vetes tuaj… kjo është tashmë brenda jush, dhe ju jeni e mahnitshme dhe e aftë për të përcjellë në fjalë çdo gjë. E dini se çdo gjë një burrë mund të bëjë, edhe ju mund ta bëni (dhe ndoshta më mirë), dhe ka gjëra që ju mund të arrini në këtë jetë që një burrë nuk mund as ti ëndërrojë … sepse këto gjëra janë të destinuara të kryhen nga ju.

Duhet të dini që jeni të bukura ashtu si jeni … dhe ti e dashura ime, je më se e mjaftueshme!

Ju jeni përsosmëria!

Këto janë fjalët që lutem që MAIYA ime e vogël do të dëgjojë gjatë gjithë jetës së saj jo vetëm nga unë, por nga të gjithë burrat në botën e saj. Kjo është lutja ime e mirënjohjes dhe e shpresës për të gjitha gratë. Ky është një reflektim i një njeriu të përulur, i goditur nga frika, i cili ka guximin të besojë në supremacinë dhe rrezatimin femëror. Kjo është thjesht një letër dashurie, një letër e dashurisë, dhe një letër e mbushur me dashuri nga një baba i ri për këdo që ka nevojë për ta dëgjuar ose lexuar këtë.

Në qoftë se ky njeri je ti, vetëm dije se …

I love you!

Justin
justin
justin
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)