Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim

Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim

Foto ilustruese

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por ne menyren me klasike te dashurise, qe thjesht te ndodh, atehere dije se do te te kuptoj. Edhe une per gjithcka qe pe tek ai, u dashurova me te vite me pare.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do te linde xhelozia dhe ndjenja e padrejtesise, se perse me njohu mua para teje, atehere do te te kuptoj, sepse ta dish, edhe une ndihem njesoj se perse te njohu ty pasi me njohu, deshi, e jetoi mua.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe do te qash cdo dite per tragjedine e madhe te jetes tende, ate te te dashuruarit nje burre te martuar, atehere ndalo vec pak e mendo; a mos eshte tragjedia ime me e madhe se e jotja?

Nese nje dite burri im do te dashurohet pas teje, per inatin tim e per dashurine tone qe me vite mori forma te ndryshme, ta dish qe je moment. Je stimuli qe i duhet nje zemre per t'i dhene pak impuls nje organizmi qe funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do te jesh kurre organizmi i tij.

Ti qe do te dashurohesh nje dite me burrin tim, dije qe sot, ta them si gruaja gruas, qe kurre nuk do te jete vertet i yti sepse nje burre me gjak shqiptari mund te jetoje nje mije jete ne hipokrizi, se sa nje te vetme te vertete.

Kjo do te jete tragjedia jote e vertete. Ndaj si gruaja gruas te them; Meriton me shume se burrin tim, tonin, e te tjerave. Sepse ne momentin qe mendon se e ke, vertete ja heq gruas se tij por nuk e ben tendin kurre. E le ashtu. Te vetem. As me gruan as me ty.

Nese nje dite burri im do te dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo per inat, as per stimul dhe vendos te jetoje ne menyre te vertete jeten e vetme qe ka, atehere qofshit me te lumturit ne kete bote!

Une nuk do te jem kurre pengese ndaj lumturise se burrit tim. As tendit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bureto: 12/08/2024 13:14

    Bravo Nada! Një shkrim i thjeshtë, qytetar, por edhe shumë domethënës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja