Hetimi i nisur në Egjipt për pasuritë e ish-Presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij do të shtrihet edhe në Shqipëri. Njësia e Task Forcës në prokurori ka marrë një letër-porosi nga autoritetet shtetërore egjiptiane, ku kërkohet të kryhen verifikimet për Hosni Mubarak, gruan, dy djemtë e tij dhe të afërm të tjerë.
Në kuadër të hetimeve në lidhje me dyshimet për korrupsion dhe përvetësim pasurie, drejtësia shqiptare ka në dispozicion një listë me rreth 70 emra të njohur si të afërm ose bashkëpunëtorë të Mubarakut. Pala jonë do duhet të investigojë nëse ata kanë apo jo pasuri dhe llogari bankare në Shqipëri.
Në Gjykatën e Tiranës, më 31 tetor është depozituar nga prokuroria kërkesa për ekzekutimin e letër-porosisë. Para se të ndërmarrë veprimet e nevojshme do duhet që organi i akuzës të marrë dritën jeshile nga gjykata, e cila ende nuk ka caktuar datën kur do të shprehet për këtë çështje.
Pas shortit të hedhur, Aldin Abdiu është përcaktuar si gjyqtari që do të trajtojë kërkesën e Prokurorisë. Letër porosia, e cila i është dërguar palës shqiptare është një praktikë pune e autoriteteve egjiptiane të cilat kanë vepruar njësoj edhe me shtete të tjera ku ekzistojnë dyshime.
Hosni Mubarak qëndroi në pushtet 30 vite ndërsa u largua me dorëheqje më 11 shkurt të vitit 2011, kohë kur protestuesit vërshuan në atë çka u cilësua "pranvera arabe". Në vazhdimësi, kanë ekzistuar dyshimet se Mubarak ka nxjerrë jashtë vendi një shumë prej rreth 57 miliardë dollarësh përmes të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pasuria e tij vlerësohet të jetë së paku 73 miliardë dollarë.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com