LETONI - Presidenti i Letonisë e ka përshkruar një vrasje shembjen e supermarketit në Rigë dhe u ka kërkuar ekspertëve të huaj të hetojnë për ngjarjen. Ndërkaq ka arritur në 54 nr i viktimave të kësaj tragjedie ndërsa pritet që shifra të rritet në ditët në vijim ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë trupa nën gërmadha.
Andris Berzins tha se shumë njerëz të pafajshëm humbën jetën në këtë katastrofë. “Këto tre ditë zie janë shumë të nevojshme për të rimenduar atë që gjithësecili prej nesh ka bërë, sepse kjo është një ngjarje që mund ta konsiderojmë një vrasje në shkallë të gjerë të dhjetra njerëzve të pafajshëm”-tha presidenti Berzins në televizionin publik. Sipas tij një hetim do të zhvillohet në shpejtësi maksimale.
Presidenti ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për të hetuar ngjarjen, që sipas tij nuk është e lidhur aspak me biznesin letonez të ndërtimit. “Ne nuk mund ta quajmë një aksident natyror sepse natyra nuk kishte lidhje në këtë katastrofë. Kjo është tragjedia që kemi shkaktuar vetë”-tha presidenti letonez.
I gjithë vendi ka nisur tre ditët e zisë kombëtare për katastrofën më vdekjeprurëse që kur ish-republika sovjetike fitoi pavarësinë në 1991. Ndërkaq ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të punojnë përreth rrënojave të supermarketit Maxima, duke gërmuar nën mbetjet e betonit dhe xhamit me shpresën se mund të ketë të mbijetuar.
Dhjetë familje i kanë thënë policisë se besojnë që të afërmit e tyre mund të jenë ende gjallë nën germadha. Ndërkaq dhjetra qytetarë kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj në nder të viktimave.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com