LETONI - Ka shkuar në 52 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së çatisë së një supermarketi në periferi të kryeqytetit Riga të Letonisë. Siç referon agjencia e lajmeve Reuters, ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.
Mes viktimave thuhet se janë edhe 3 zjarrfikës dhe 8 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Supermarketi u shemb në orët e vona të ditës së enjte dhe ka qenë zëvendës kryetari i Bashkisë së Rigas, Andris Ameriks, i cili ka folur për një shpërthim, që mund të ketë shkaktuar edhe shembjen e çatisë së supermarketit, sipërfaqja e të cilit ishte 500 metra katror.
Personeli i ndërhyrjes së shpejtë, mundi të evakuonte rreth 15 persona, përpara se të rekuperonin trupat e personave të pajetë.
Ky supermarket ishte ndërtuar në vitin 2011 dhe gjendej në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com