LETONI - Të paktën 45 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së një supermarketi në periferi të kryeqytetit Riga të Letonisë.
Nga informacionet e para, mendohet se në brendësi të tij të ketë pasur një shpërthim.
Mes viktimave thuhet se janë edhe 3 zjarrfikës dhe 8 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por gjithashtu mendohet se numri i viktimave mund të rritet.
Deri më tani nuk bëhet i ditur shkaku i rënies së kësaj ndërtese, ndërkohë që zëvendës kryetari i Bashkisë së Riga-s, Andris Ameriks, ka folur për një shpërthim, si pasojë ka rënë çatia e supermarketit, sipërfaqja e të cilit ishte 500 metra katror.
Personeli i ndërhyrjes së shpejtë, kanë arritur të evakuojnë rreth 15 persona, përpara se të rekuperonin trupat e personave të pajetë.
Ky supermarket, ishte ndërtuar në vitin 2011.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com