Letra e Arben Ndokës, sekretet 
e cilit vëlla zbulonte ish-deputeti?

Letra e Arben Ndokës, sekretet <br />e cilit vëlla zbulonte ish-deputeti?<br>
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit për shkak të prekjes nga ligji i dekriminalizimit, Arben Ndoka i drejtoi një letër grupit të PS. Në letër ai shkruante asokohe se ka marrë një dënim ta pamerituar nga gjykata italiane vetëm se futi në shtëpi të vëllanë bashkë me ish-të dashurën, e cila më pas e akuzoi për prostitucion.

Letra është risjellë nga media sot në ditën e vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, por pas investigimit të Report Tv rezultoi se letra nuk i referohej viktimës, por një tjetër vëllai. Ish- deputeti kishte 5 vëllezër, por tashmë ka 4, pasi Aleksandër Ndoka u ekzekutua mbrëmjen e 8 dhjetorit. Aleksandër Ndoka mësohet se nuk kishte qenë asnjëherë në Itali. 

Letra e Arben Ndokës për vëllanë
Një ditë vëllai vjen në Itali dhe i telefonon një djali nga Lezha, i cili kishte makinë. I thotë që të shkonte ta merrte në Leçe, sepse kishte djegur këmbën gjatë udhëtimit me skaf dhe as në këmbë nuk rrinte dot. Erdhi tek unë me një vajzë me të cilën kishte një lidhje. Ata qëndruan tek shtëpia, ku unë jetoja përafërsisht një javë dhe pastaj shkuan në Romë tek një shok i vëllait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Në atë kohë s’kishte telefona si sot dhe në shqiptarët mblidheshim në një klub të dielave për t’i telefonuar familjeve. 

Më vonë mësova që vajza ishte lidhur me një punonjës policie. Ai mbi bazën e një denoncimi të saj kishte sajuar një kontroll në shtëpinë e vëllait dhe në procesverbalin e kontrollit ishte shkruar që në shtëpinë e tij,u gjetën 1000 dollare fallco dhe një peshore droge. Në fakt ishte e sajuar kjo gjë. Nga lidhja e vajzës me policin që u nda edhe nga gruaja për të bashkëjetuar me të, taksirati ynë s’pati fund. Më ndalojnë edhe mua sepse sipas policisë duhet të jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata të dy një javë në shtëpi. Kur doli vëllai në gjyq gjykatësi kërkoi provat materiale që në fakt nuk dolën askund, as peshore droge as dollarë fallso.

Akuzat mbetën pezull dhe im vëlla doli në hetim të lirë. Kohë më vonë, krejt rastësisht, bashkë me një shokun e tij i cili sot punon në Kolsh të Lezhës, vëllai ndeshet në rrugë me policin italian dhe më këtë vajzën. Që të dy (vellai dhe shoku i tij) i kërkojnë vajzës që të bisedojnë. Im vella ishte shumë i dashuruar me vajzën dhe ajo ditë mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bërë zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vëlla që solli pasojën fatale për mua. Çfarë e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe çështja ka shkuar e rënduar sa s’ka në kanalet gjyqësore.

Nga e gjithë kjo histori që u mundova ta përmbledh sa më qartë, mua më kanë mbetur peshqesh në mungesë dhe në padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj për favorizim prostitucioni (për faktin që ata të dy kanë qëndruar në shtëpinë time një javë, e cila për të mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e një djali që punonte me mua në furrë buke me të cilin ndanim qiranë) dhe 4 vite për rrëmbim personi. Kaq e vërtetë është kjo sa mjafton të pyeten familjarët e vajzës, me të cilët ruaj sot e gjithë ditën një marrëdhënie familjare. Unë pas 7 muaj qëndrim gjithsej atë kohë në Itali kam marrë kursimet e punës dhe kam blerë një makinë me të cilën jam kthyer në Shqipëri.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim