Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me letrën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoti shkruan se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën dhe se SHBA-ja është aleati më fuqiplotë i Kosovës.
“Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.”, shprehet Hoti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, është shprehur se 4 shtatori i vitit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re partneriteti strategjik që SHBA ka me Kosovën.
Ai në fund ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Biden.
Lajmi kryesor:
Biden: Njihni pavarësinë e Kosovës! Përgjigjet Vuçiç: Unë e kam thënë se çfarë mendoj për njohjen dhe mendimi im nuk ka ndryshuar








