Biden: Njihni pavarësinë e Kosovës! Përgjigjet Vuçiç: Unë e kam thënë se çfarë mendoj për njohjen dhe mendimi im nuk ka ndryshuar

Biden: Njihni pavarësinë e Kosovës! Përgjigjet Vuçiç: Unë e kam thënë se çfarë mendoj për njohjen dhe mendimi im nuk ka ndryshuar

Joe Biden dhe Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një letre i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, të njohë Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar presidenti, Aleksandër Vuçiç duke thënë se ai e ka shprehur mendimin e tij lidhur me njohjen reciproke dhe se ai nuk ka ndryshuar. 

Mëngjesin e sotëm, në mediat serbe është publikuar letra përmes së cilës Biden i uron Vuçiç, ditën kombëtare të Shtetësisë së Serbisë më 15 shkurt si dhe i kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet të njohja reciproke. Ai në letër ka theksuar se SHBA-ja ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Serbinë, në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Ne mbetemi të qëndrueshëm në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë ne lidhje me integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa përpara për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të njohjes reciproke mes dy vendeve.”, shkruan Biden në letër.

Letra e Biden për Vuçiç

Ai shtoi gjithashtu se e vlerëson shumë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Serbisë në këto kohë të vështira të COVID-19. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ende nuk ka deklaruar asgjë lidhur me këtë letër të presidentit Joe Biden.

Përpjekjet e ndërkombëtarëve për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të shumta por ende nuk është arritur një gjë e tillë. Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ndërkohë që kjo është hera e parë që presidenti i ri i SHBA-së Joe Biden ka bërë një kërkesë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Letra ka bërë bujë në mediat serbe, duke e konsideruar veprimin e presidentit të SHBA-së si një skandal!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Letra e Biden-it për Vuçiç/ Reagon Hoti: Dëshmi për lidhjen e veçante midis SHBA-së dhe Kosovës, marrëveshja e 4 shtatorit, vetëm fillimi i një etape të re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me letrën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoti shkruan se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën dhe se SHBA-ja është aleati më fuqiplotë i Kosovës.

“Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.”, shprehet Hoti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, është shprehur se 4 shtatori i vitit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re partneriteti strategjik që SHBA ka me Kosovën.

Ai në fund ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Biden.

 

Ora 13:20
Vuçiç i përgjigjet Biden-it: Unë e kam thënë se çfarë mendoj për njohjen reciproke dhe mendimi im nuk ka ndryshuar!

Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me letrën që i ka dërguar Presidenti i SHBA-së Joe Biden për njohjen e Kosovës nga Serbia

Ai ka thënë se njohja reciproke nuk figuron në asnjë akt të një organizate botërore, dhe se tashmë ua ka thënë një herë në fytyrë se çfarë mendon për njohjen dhe se përgjigja e tij nuk do të jetë ndryshe.

“Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiç

Ai tha se detyra e tij është të mbrojë dhe mbrojë interesat e Republikës së Serbisë.

“Për ne është kjo një gjë shumë më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane. Ne gjithashtu kemi dëshira, por edhe një realitet tjetër, dhe ne kemi një traditë liridashëse të popullit tonë. Kjo nuk është e këndshme sepse është e qartëse e gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në atë drejtim [arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, deklaroi Vuçiç.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh