Letra e Liri Gegës: Si u ndërtua
kulti i individit për Enver Hoxhën

Letra e Liri Gegës: Si u ndërtua<br />kulti i individit për Enver Hoxhën
TIRANE-  Korrespodenca e luftës në periudhën maj-nëntor të 1944 zbulon shumë prapaskena të nëndheshme në marrëdhëniet mes krerëve komunistë shqiptarë dhe përballjet mes tyre në luftën për pushtet. Por veç të tjerash dëshmohet edhe sesi u ndërtua kulti i individit për Enver Hoxhën pas këtij kongresi.

Në një letër të Gogo Nushit, menjëherë pas mbajtjes së Kongresit të Përmetit, thuhet shprehimisht se në popull nuk ishte pritur që t’i jepej ajo rëndësi dhe përgjegjësi që ju dha Enver Hoxhës dhe vetë Gogo Nushi e pohon se faji ka qenë i tyre, pasi nuk kishin bërë sa duhet për ta popullarizuar emrin e tij në popull.

Menjëherë pas kësaj, në shumë letra mes protagonistëve komunistë të luftës hasim fragmente që flasin për popullarizimin e figurës së Enver Hoxhës përmes gazetave dhe trakteve që shpërndaheshin, fotografive të tij etj. Por kjo letër e Liri Gegës që po sjellim sot për lexuesit e datës 14 korrik 1944 shkon pak më tej. Ajo dëshmon qartë se në këtë fazë mbështetësit e Hoxhës kishin avancuar duke kaluar nga artikujt dhe fotografië te krijimi i këngëve të para për Enver Hoxhën.

Në letrën e saj për Ramadan Çitakun, Liri Gega i tregon fillimisht vështirësitë më të cilat janë përballuar brigadat partizane në veri të vendit. “Në Elbasan vuajtëm shumë, buka e misërt, dhalla e gjiza ishin ushqimi më i mirë. Në Dibër diçka më mirë..”. Më tej Gega i rrëfen Çitakut opinionet e saj për disa drejtues komunistë në frontin e luftës. I flet për Tuk Jakovën dhe një problem intim të tijin për të cilin ka ndërhyerë edhe ajo vetë për ta zgjidhur, i flet për karakterin e paqëndruedshem të Mehmet Shehut dhe si ai po punonte shumë me autokritikën, për Dali Ndreun, Hysni Kapon, etj…
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit