Ky i fundit pritet që në ditët në vijim t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ku do kërkojë lirinë e tij. Frroku ndodhet në paraburgimin e institucionit të vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, pasi Gjykata e Lartë i caktoi masën e arrestit me burg.
Dy ditë më parë Frroku i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon që të ushtrojë funksionin e tij si deputet. Letra dërguar Llallës është konfirmuar dhe nga avokatët e Frrokut, Sajmir Vishaj.
Ai argumenton se përsa kohë nuk ka një masë për pezullimin e ushtrimit të funksionit publik, deputeti Mark Frroku duhet të shoqërohet me polici për të qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet politike dhe të bëhet pjesë e votimit të projektligjeve në Kuvend.
Të enjten e shkuar kuvendi aprovoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme duke i hapur rrugë arrestimit të kreut të Partisë Kristian Demokrate për akuzën e një vrasje në belgjikë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Prill 2015
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)