Kur flas unë, flet dhe aj mbi partin e komunizmin në mënyrën e tij. I thot katundarëve që po të vritem unë keni këta shokë, keni partin komuniste që nuk shembet kurrë, atje duhet të keni shpresat e të nesërmes e të sotmes...” e më tej i shkruan Hoxhës së çfarë përfitimesh kanë ata nga kjo punë, duke e rritur influencën e Partisë dhe duke e shkëputur popullit nga influencat personale në këtë rast nga influenca e Myslym Pezës.
Në pozicionin e vartësit, Themelko kërkon ndjesë për gabimet që ka bërë sa i takon moszbatimit të urdhrit që Brigada të tërhiqej nga Peza për një detyrë tjetër më të rëndësishme. Meqë ky urdhër nuk është zbatuar në letrën përgjigje Themelko i shpjegon Hoxhës se ku ka gabuar dhe se si qëndron e vërteta.
Ai i shkruan Hoxhës gjithashtu se është e drejtë që duhen bërë ndryshime në taktikat e luftimeve në Pezë, si edhe për çështjen e anglezëve, ballistëve dhe zogistëve me në krye Abaz Kupin, sikurse edhe përplasjet me elementë të ish-grupeve komuniste, në këtë rast Zef Mala.
DOKUMENTI I PLOTE
Vdekje fashizmit
Liri popullit
Dt. 29 XI 43
I dashtun shok Taras
Mora letrën tënde bashkë me letrën konspirative të Besnikut. U gëzova shumë sidomos për vrejtjet që ke ba. Më ke sqarue mjaft mirë shumë çështje me gjith se edhe kur ishit këtej kishim bisedue. Vetë praktika na provon se duhet me ndryshue mënyrën e luftës. Mënyra e punës dhe e luftës e deritashme pothuaj frontale e me bazë të caktuara, na pruni këtë humbje organizative në pikëpamje ushtarake e partije, dhe humbje morale në partizanët e popull.
Akoma nuk janë bleth shokët e partis, partizanët si nga qytetet e nga katundet. Drejtuesvet tonë, anëtarëvet të partis i pëlqen qyteti, i pëlqen jeta e mirë. Akoma Masari e K. Rapoja s’janë kthye në vënd që të afrohen këtej, ata janë afrue katundeve të Krujës, si më duket i ka hyrë lepri në bark. Me ta gjindet dhe major Xhafer Shkëmbi, nuk e di si qëndron puna e tij. Mora vesht përsa u tregoj Ulësiu, ne me të vërtet kemi patur humbje por jo sa e ban aj. Ne kur jemi nda prej brigadës kemi patur me përjashtim të disa italjanëve 150 veta, kurse nga anë e Kavajës ndodheshe bd.IIItë që e kishin shpërnda në njësite. Ulësiu shan, në disa momente e çështje asht optimist e nën disa raste pesimist – nuk i gjykon çështjet realisht.
Përsa i përket mos hikjes së brigadës me të vërtet un kam ba disa gabime, e këto gabime si i gjykoj unë janë: nuk jam interesue me imtësi ë vëmëndje me i pyt shokët që në fillim pse nuk iknë, masi kini urdhër me u largue; e sidomos mos ardhjes së Vasilit e Shahinit, por se imagjinonja se këta që vonojnë punët tue prit nga nji e dy partizan që vinin do kenë ndonji urdhën tjetër jo kaqe urgjent, dhe nga anë tjetër morëm vesh se atje kishim mbarue luftimet; bisëdojshim nga ndonji herë por sja vijsha veshin. Veçse më dt 4-5 mora vesht ashtu siç duhet, masi patrullat e gjermanëve po lëviznin dit për dit, dhe u mblodhëm që të bisedojmë se si do bëjmë në rast se na sulmojnë dhe pse në ato ditë na lajmërojshin se do tju sulmojnë. Më datën 5 filluan luftimet në qafë të Kallmit – dhe në nji mbledhje që patëm në këtë datë në darkë – urdhni i tyne na thanë që ishte me kalue tutje, nuk mbaj mënt datën që kishit caktue – veçse di që e kishin kalue afatin.
Unë në këtë mbledhje i thashë, që në rast se nesër ato do fillojnë operacjonin kundër këtij rajoni, asht budallëk ju me u largue nga lufta – (këto ti shënoj vetëm që të të sqaroj se për këtë të fundit une shof të jetë gabim). Dhe nga ana tjetër më pëlqente që të ishte brigada në rast të ndonji operacjoni, dhe tue u bazue edhe për këtë në imagjinatë, i thoshje që po të kenë urdhën këto me hik shpejt nuk do dërgojshin dy batalonet për me veprue kundër ballistavet në Xhellimë.
Me gjith se nuk jemi organizue ashtu mirë nga mungesa e mos ardhjes së shokëve ne këto forca i kemi nda në 5 çeta, 3 janë të bt. IIItë e 1 b. Irë e 1 b. IVtë dhe i kemi dërgue nëpër katundet, tue ja ngarkue këto detyra: me e ngrit popullin nga pikëpamja e moralit, masi kishte ra posht nga lufta, me kontrollue e organizue këshillat e katundevet e të komunevet; me organizue njësitet e katundevet dhe me arijt në formimin e komandavet të vëndit, me demasku ballistat si elementat ma reaksionarë dhe këlushat të poshtër të okupatorit, njashtu dhe gjith elementat antipopullore me mbledh partizanët e shpërndarë, me ba aksione në formën e luftës guerile.
Do mundohemi që të punojmë e të lëftojmë në mënyrat që na shpjeguet, por ndreqnit drejtuesa na mungojnë, dhe koha nuk pret, sahati për ne në këto momenta asht shum i vlefshëm, dhe orë më orë ndryshon sot.
Ne me Mislimin kena fillue me shëtit nër katunde, e me ba agjitacjon e propagandë, qëndrimi i këtij asht mjaft i mirë në këtë punë. Kur flas unë, flet dhe aj mbi partin e komunizmin në mënyrën e tij. I thot katundarëve që po të vritem unë keni këta shokë, keni partin komuniste që nuk shembet kurrë, atje duhet të keni shpresat e të nesërmes e të sotmes. – Kemi dy fitime me këtë punë, e para se e pregatitim Mislimin duke fol ne me katundarët, e dyta duke qenë ky prezent dëgjojnë ma mirë dhe ritim influencën e partis: dhe e ç'këpusim popullin nga influencat personale.
Në këto luftime shok konstatova se shokët nuk kanë eksperiencë si drejtuesa, nuk kanë mundur me ngrit moralin e partizanëvet, me i mbledh; me u kujdes – shumica janë hutue, .... s’janë edukue, s’janë stërvit në luftime, e që të dalin prej kësaj faze duhet me i fut në punë me popull e nër aksione.
Për shokët që dezertuan nga luftimet, dhe që janë tregue frikamanë e panikëxhi – si Stavri e Idris Çoba – ke të drejtë, për të dytin kam lajmërue organizatën e Durrsit që ta dërgojë këtu ta sqarojmë punën.
Qarkoren e mora dhe do e punojmë nër shokët. Kto udhëzime do t’na vlejnë mjaft dhe po ti zbatojmë do korrim sukses, porse po të ishin dhanë nër organizatat që më përpara do ishte edhe ma mirë se nuk do bëheshin ato gabime nër disa organizata në qëndrimin me ballistat. Dhe për reaksionarët e tjerë zogista s’kemi punue në popull sa duhet dhe asht pak si von – mendimi im asht që sa ma parë me nda lakrat me Bazin, ai don që të organizohen e të forcohen e atëherë me u çkëput – nuk don me u nda masi s’ka zënë rrënjë mirë akoma.
U gëzova që keni lidhje me nalt dhe Hamdiu më tha që do vijë misjon prej andej. Më lajmëro për këtë fundit.
Sa për ata miqtë e tjerë, duhet me lajmërue gjith komisarët që me punue me drejtuesit ushtarak në ushtrin tonë që sjanë anëtarë të punojnë e ti këshillojnë mbi qëndrimin karshi tyne. Unë do shkoj me temin, masi tani mora vesht që ardhen sot prap.
Kam marë vesht nga populli që ata kanë ndërmjetësue në Dibër që pushuan luftimet e para me bashibozukët. Kjo gja asht popullarizue, dhe asht gabim në rast se asht e vërtetë që ta kenë ba shokët.
Me të vërtet shok gjindemi në nji fazë kur reaksioni i mbrendëshm po bashkohet, po bashkohet dhe me të jashtmin, dhe ne duhet të forcojmë partinë, ushtrinë tonë.
Me gjith se nuk (njoh) mirë gjendjen e disa organizatave të partisë, porse për sa shof në organizatën e Durrsit e Kavajës, me gjithse organizata të reja, kanë dobsira, anëtarët e dërguem në brigada e tek ne pasqyrojnë organizatën. Elementa mikroborgjezë të pavendosur, me panikun në kokë, dhe pa konspiracjon, që në reaksion mbeten rugëvet, na turpërojnë partinë. Ata të Kavajës njani dezertoi gjoja i sëmurë dhe nuk munt të qëndronte në çetat, dhe më duket se ka shku tek ballistat në Tiranë, njeni u sëmur nga frika e nji tjetër nuk e di çu ba. Dhe kur vjen nji reaksion në qytet shokët largohen dhe mbetet populli pa drejtuesa.
Këta elementa janë rekrutue në kohë të mirë, kur nuk ka reaksion, dhe në kohë reaksioni i dorëzojnë armët.
Sa për organizatën e Shkodrës, ai ndryshim që asht ba s’më pëlqeu fare, asht nji ndryshim pa baza. Ai qarkor duhesh që të prisheshe e të organizoheshe nga disa elementa të rij aktivë e që do të fitojshin eksperiencën – ose munt të mbeteshe Kondaktori edhe Haxha, e jo me lanë Bajraktarin, Selfixhen e Bardhin (ky i fundit bahet i mirë), që kërkojshin me i hip sipër organizatës, me ba monopol, e dy shokë me ambicje e sidomos Selfixheja. Këta dy elementa nuk do lejojnë me fitue eksperiencë shokët e tjerë dhe aj përmirësim që thonë se ka ba organizata asht nji mejtim që si përshtatet realitetit, asht si pluska e sapunit.
Njerëzit ndryshojnë porse nuk mbesoj që me ndryshue këta e kaq shpejt – dhe të jenë ma të mirë këta se Haxha e Kondaktori, këta të dy janë të mirë, e duan partin s’kanë rekllamue, janë të vendosur, janë dhe të rreptë, s’kan hatër etj, veçse kishin nevojë pak për me u ba indipendenta në punërat e tyne.
Për Muzhikun që më shënove po të vijë le të ma dërgoj ndonji letër – Porse që thot se shkon mirë puna atje unë them mos të kënaqemi, se kur kënaqemi dehemi nga sukseset, dhe nuk i shofim krimbat që munt të punojnë e të na dëmtojnë.
Këtej me Zefin nuk kemi shku mirë, s’përmirësohen këta hora shok, nuk kemi ra në pajtim për çështje politike ka pikëpamjet e shokëvet të Anastasit, që thoshin, që Unioni Sovjetik e drejtuesit e tij hedhin parulla nga ndonji herë, që nuk i përshtaten realitetit, bën manovra për interes të vet me i tremb armiqt etj, d.m.th. që rrejnë.
Në nji diskutim që patëm që kanë qenë dhe shokë të tjerë partizanë, kur ja mbyllëm gjith shtigjet, aj thot që se zgjidhim ne këtë çështje, mbas luftës do të kuptohet realiteti – (ambicje kryetarllëku këtu) dhe nuk ja ven gjishtin kokës që këto pikëpamjet tona janë pikëpamje partije e jo personale. Nuk e kam pa iç në kohën e luftimevet, mikroborgjez në shpirt, vetëm për vehte mejton.
Për radiot e atyne miqve që më shënojshe më duket se katundarët i kanë vjedh, do i kërkojmë.... – ata miqt mrijtën sot, nuk i dimë kush janë, mos ka arth dhe aj i madhi.
Kam ba ç’asht e mundur në kohën e luftës me e gradue atë të SIM-it, porse nuk ndaheshe nga Majori e Mislimi, nji kodosh i math.
Jam i mejtimit që Koçi të vejë nalt me gjith se nuk di si qëndron Koçi: Për arsye se Haliu do na duhet këtu për çdo gjë.
Si qendron Sanija, Doktori e tjerët.
Bani të falë Haliut e gjith shokëve të tjerë që gjinden atje. Njashtu dhe gjysmës së trupit tant. (Nuk e haroj fjalën që ma ke thanë në Pezë që the pse s’më pyet për gjysmën e trupit tim).Hyseni nuk asht në Tiranë. Letrën e Besnikut po ja dërgoj në Tiranë e sigurisht do të ketë lanë aj zëvendës.
Të falë shoqnore
Shulja
28.XI.43
(Baba Shuqrija vdiq – bëji nji letër Mislimit po të kesh kohë ngushëllimi)
Kemi marrë ne këtej dy letra nga këshilli e nga shtabi i Gjinokastrës për nji shofer Hiqmet Tartari, që e pushkatuan se asht i mirë – Në bazë të thënjevet të shokëvet të Durrsit që na dërguan të shoqëruar prej andej, të nji dokumenti nga ministrija e mbrendeshme që e ka Hyseni në gjuhën gjermanisht, që thotë se shkon me misjon të kësaj ministrije, dhe të ndihmohet prej forcave gjermane për çdo nevojë, e të nji arme në leje që kishte e pushkatuamë.
Prandaj lajmëroheni dhe dërgojeni dhe dokumentin ta shofim.
Ka punue në disa ballista në Lushnje si shofer ngadonji herë.
Datë 30-XI-43
Më datën 27 në darkë kemi hedhur në erë urën e Beshirit – nji tomobil gjerman po në këtë rugë asht ç’katrrue –
Masari e kapiten Rapo na shënojnë në nji letër nga Ishmi se Bazi i Canës e shumë hora të tjerë kanë ba nji bledhje në Zall të Herit. Në këtë mbledhje midis tjerëve kanë qenë: djali i Mehdi beut, Hasan Dosti, Noc Çoba, Riza Dani etj.
Kjo mbledhje ka qenë e zogistëve dhe kanë qenë mjaft bajraktarë nga Dibra e Matit.
Nga ana tjetër këta lajmërojnë se kemi informata të sigurta nga aj person që na lajmëroj dhe për operacjonin e parë, që do na bijnë: se gjermanët do fillojnë nji operacjon në stil ma të gjerë kundrë çetavet tona. Dhe nji lajm tjetër i tillë më ka arth nga Kavaja. Të shofim po i presim – na mungojnë shumë drejtuesa.
Janë lajmërue nga gjermanët banorët e Durrsit e të katundeve rreth e përqark që të largohen – Në Rogozhinë e disa katunde rreth e përqark asht grumbullue nji ushtri gjermane. Në Shkëmbin e Kavajës po bëjnë fortifikata. Letrën e Besnikut po e dërgoj në Tiranë te aj përgjegjsi që sigurisht asht lanë nga Hyseni e aj ta nisi.
Të fala shoqnore
Shulja
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)