Letra/"Ne, simotrat e Arbanës
i shprehim mbështetje pa kufi"

Letra/i shprehim mbështetje pa kufi"">
Ish-kryeredaktorja e gazetës "Zëri", Arbana Xharra u dhunua barbarisht nga persona të paindentifikuar në Prishtinë, për arsye të cilat mbeten të paqarta. 

Në shenjë solidariteti me gazetaren, në internet është iniciuar një letër e hapur nga përfaqësues të medias dhe jo vetëm, e cila mund të firmoset nga kushdo. 

Letra është në mbështetje të Arbanës dhe familjes së saj në këto momente të vështira dhe një apel për të dënuar dhunën ndaj Arbanës dhe çdo gruaje.

"Ne, simotrat e Arbanës, i shprehim asaj mbështetjen tonë të pa’kufi. 

Dhuna ndaj saj ka vrarë shpritrat tanë, të çdo gruaje shqiptare pavarësisht ku jeton dhe punon. Ne jemi motra të një nënë dhe një gjaku. Dhuna ndaj gruas shqiptare është dhunë ndaj Kombit, dhuna nuk ka Atdhe. Dhuna është tipar i errësisrës, i dështimit, i tinëzarëve, marrëzisë",
thuhet në këtë letër. 
 
D E K L A R A T E
 
"Ne, simotrat e Arbanës, i shprehim asaj mbështetjen tonë të pa’kufi. 

Dhuna ndaj saj ka vrarë shpritrat tanë, të çdo gruaje shqiptare pavarësisht ku jeton dhe punon. Ne jemi motra të një nënë dhe një gjaku. Dhuna ndaj gruas shqiptare është dhunë ndaj Kombit, dhuna nuk ka Atdhe. Dhuna është tipar i errësisrës, i dështimit, i tinëzarëve, marrëzisë.

Ajo kurrë nuk justifikohet për më tepër kur ushtrohet mbi një grua, një nënë, një motër, një intelektualeje kurajoze. 

Fjalët sot janë tepër, sot cdo shqiptar duhet të mbaj hapin dhe të reflektojë, marrëzia e vëllavrasjes duhet të ndalojë menjëherë.

Ne shprehim solidaritetin tonë, dhe me shpirt e zemër jemi prane Arbanës, motrës sonë
", thuhet në deklaratën në solidaritet me gazetaren Arbana Xharra. 

Firmëtaret e para në mbështetje të Arbana Xharrës

Kozara Kati

Brizida Gjikondi

Alba Malltezi

Alida Karakushi 

Kosovë, rrihet brutalisht gazetarja e njohur Arbana Xharra
Gazetarja dhe anëtarja e re e PDK-së në Kosovë, Arbana Xharra, është dhunuar fizikisht mbrëmë nga disa persona në Prishtinë.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme.Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar.

Një muaj më parë gazetarja u kërcënua nga ekstremistë fetarë, që vizatuan mbi muret e shtëpisë së saj kryqe me bojë të kuqe.

Pas aderimit të saj në PDK dikur kritike e saj, Xharra ka qenë vazhdimisht kryefjala e militantëve të partisë Vetëvendosje për shkak të aderimit të saj në Partine demokratike të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ende mbeten të paqarta . Ish-gazetarja para sulmit ishte në Shqipëri ku mori pjesë në një emission televiziv.Shumë prej figurave politike kanë shprehur mbështetjen e tyre për Xharrën duke dënuar sulmin ndaj saj.

Për dhunimin e Arbana Xharrës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së. Thaçi në “Facebook” ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

Edhe Kryeministri në largim, Isa Mustafa, e ka quajtur sulmin akt të ulët dhe të turpshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar