Letra për prindërit e vajzave
të zhdukura: Ta morëm hakun!

Letra për prindërit e vajzave<br />të zhdukura: Ta morëm hakun!
Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat nuk ke për t’i parë më. Ky është mesazhi që u është lënë prindërve të dy motrat të arratisura në Durrës. 

Letra është lënë mbi tavolinë, pak çaste para se të rejat të zhdukeshin. Ky është mesazhi mbi të cilin policia po heton në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarje. 

Nga vetë teksti i saj kuptohet qartë që plani i dy motrave ka qenë një hakmarrje ndaj të afërmve të tyre duke nën kuptuat marrëdhënien e ndera në familje. 

Megjithatë policia dyshon se letra mund të jetë shkruar nga persona të tjerë pasi familjarët shprehen se nuk është shkrimi i asnjërës prej vajzave.
 
Burime nga Drejtoria e Policisë së Durrësit konfirmojnë se Orialda dhe motra e saj 14-vjeçare nuk kanë kaluar kufirin, kjo nga të dhënat e sistemit TIMS. 

Historia triller e gatuar nga dy motrat daton në 16 korrik 2015. Pasi helmuan familjen me anë të ushqimit, adoleshentet morën paratë, dhe i vunë flakën banesës. Policia e Durrësit i ka shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim dhe shkatërrim i pronës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë